TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Tetor 2025, 16:09

Të shtënat me armë zjarri pranë Kuvendit të Serbisë, reagon Aleksandër Vuçiç: Akt terrorist, i motivuar politikisht

Shkruar nga Pamfleti

Të shtënat me armë zjarri pranë Kuvendit të

Pas të shtënave dhe zjarrit në Caciland, ku një person u plagos me armë zjarri në këmbë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, informoi personalisht publikun për informacionin zyrtar nga hetimi, megjithëse si president ai nuk ka autoritet kur bëhet fjalë për çështje të tilla.

Ministri i Drejtësisë Nenad Vujiç dhe drejtori i policisë Dragan Vasiljeviç ishin të pranishëm në konferencën për shtyp, por nuk thanë asnjë fjalë për këtë rast, edhe pse janë personat që duhet flasin për të, veçanërisht drejtori i policisë.

Megjtihatë, Vuçiç e përshkroi sulmin me armë zjarri pranë Kuvendit serb si një “akt terrorist të motivuar politikisht” nga një ish-punonjës i Sigurimit të Shtetit që synonte të shkaktonte panik në publik.

“Ishte vetëm çështje kohe para se të ndodhte,” shtoi ai.

Sipas detajeve të bëra publike nga presidenti serb, autori është 70 vjeç dhe ka qenë pjesë e Agjencisë Shtetërore të Sigurisë dhe Inteligjencës (BIA). Ai është afruar pranë godinës së Parlamentit serb me një bidon me benzinë, me qëllim që t’i vinte flakën, ndërsa ishte i armatosur.

Autori i dyshuar i sulmit, i identifikuar si V.A. është arrestuar nga policia. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje dhe krijim të rrezikut të përgjithshëm.

Lini një Përgjigje