TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Shtator 2024, 09:23

Tragjedi në La Mansh, mbytet anija me emigrantë; raportohet për shumë viktima

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedi në La Mansh, mbytet anija me emigrantë; raportohet për

Disa emigrantë kanë vdekur në brigjet e Francës teksa po përpiqeshin të kalonin Kanalin, thanë autoritetet.

"Disa emigrantë humbën jetën", u shpreh prefektura Pas-de-Calais për agjencinë e lajmeve AFP, pa specifikuar numrin e viktimave, apo origjinën e tyre.

“Këtë natë, disa emigrantë humbën jetën në komunën Ambleteuse teksa përpiqeshin të arrinin në Britaninë e Madhe si pjesë e një kalimi detar të Kanalit”, tha prefekt i Pas-de-Calais, Zhak Billant, i cili pritet më vonë të mbajë edhe një deklaratë për mediat.

Incidenti vjen pak më shumë se një javë pasi 12 persona, përfshirë gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë, vdiqën kur një varkë me dhjetëra emigrantë u mbyt në brigjet franceze. Incidenti i 3 shtatorit ishte humbja më vdekjeprurëse e jetës në Kanal këtë vit.

Kujtojmë që kanali francez është bërë rruga kryesore edhe e emigrantëve shqiptarë që shkojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar./ Sky News

Lini një Përgjigje