TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Mars 2025, 12:25

Tragjedi në Kroaci! Banesa shkrumbohet nga flakët, humbin jetën 3 fëmijë të mitur

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedi në Kroaci! Banesa shkrumbohet nga flakët, humbin jetën 3

Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kroaci, ku tre fëmijë të mitur raportohet të kenë humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre.

Sipas mediave kroate, ngjarja e rëndë është regjistruar në Kurshanec, teksa fëmijët ishin të moshës 2, 7 dhe 9 vjeç.

Gabrieli 9-vjeç, Ena 6-vjeçare dhe Lana dy-vjeçare mbetën të vrarë, ndërsa një vajzë u nxor nga shtëpia nga e ëma në krahë, duke mbetur e paprekur nga zjarri.

Sipas banorëve të zonës, zjarri ra si pasojë e një shkëndije elektrike nga telat e energjisë. Ata thonë gjithashtu se kjo nuk është hera e parë që digjet e njëjta shtëpi edhe dy vjet më parë, por për fat të mirë, askush nuk u lëndua.

Flakët kanë përfshirë shkallët e jashtme, përgjatë murit të shtëpisë që të çojnë në papafingo dhe janë përhapur në të gjithë hapësirën, duke djegur pjesërisht çatinë.

Policia ka marrë njoftim për zjarrin në orën 22:52, të gjitha shërbimet e urgjencës janë dërguar menjëherë në vendngjarje, por fëmijët nuk kanë mundur të shpëtojnë.

Djegie në dorën e djathtë ka edhe vajza e cila u shpëtua nga nëna, ndërsa vetë nëna ka djegie të lehta.

 

Lini një Përgjigje