
Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një qendër tregtare në Florida këtë mëngjes. Sipas mediave amerikane, të shtënat janë shënuar brenda një lokali.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, të shtënat erdhën si pasojë e një debati në të cilin një person nxori një armë dhe më pas qëlloi dhe vrau një roje sigurie që u përgjigj. Gjashtë nga personat e qëlluar ishin kalimtarë të rastit dhe një oficer policie u qëllua në këmbë, thotë policia.
SHBA ka nivelin më të lartë të vrasjeve me armë zjarri në mesin e vendeve me të ardhura të larta me popullsi mbi 10 milionë, sipas Institutit për Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit.
Lini një Përgjigje