TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Prill 2024, 16:02

Medvedev akuza direkte për Macron dhe liderët perëndimorë: Janë sponsorë të sulmit terrorist

Shkruar nga Pamfleti

Medvedev akuza direkte për Macron dhe liderët perëndimorë:

Rusia akuzon edhe një herë drejtpërdrejtë perëndimin për sulmin terrorist në Moskë ku mbetën të vrarë 144 persona dhe qindra të plagosur.

Ish-presidenti Medvedev shkruan në telegram se organizatorët e sulmit ishin zyrtarë të Ukrainës naziste.

Nga ana tjetër, ai nuk ngurroi të përfshijë edhe presidenti francez Emmanuel Macron.

‘Retorika e tij, veprimet e tij dhe mbi të gjitha sanksionet e tij për operacione sekrete me regjimin e Kievit mund të cilësohen si bashkëpunim në sulmin terrorist të 22 marsit’, thotë Medvedev në Telegram.

Medvedev vijon më tej duke e akuzuar direkt liderin francez.

‘Është e qartë se Macron dhe disa liderë të tjerë perëndimorë janë sponsorë të këtij sulmi të tmerrshëm terrorist. Nuk ka falje për këtë. Nuk ka imunitet. Dhe tani e tutje ata nuk do të jenë vetëm armiq të Rusisë’, përfundon Medvedev.

 

rusi medvedev macron

Lini një Përgjigje