TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Shkurt 2023, 10:31

Tmerr në kampet siriane, adoleshentët 13-vjeçarë detyrohen të kryejnë marrëdhënie me gratë e luftëtarëve

Shkruar nga Pamfleti

Tmerr në kampet siriane, adoleshentët 13-vjeçarë detyrohen

Një skandal i ri është zbuluar së fundmi në kampet al-Hol dhe al-Roj në Siri. Adoleshentë të moshës 13-14 vjeç kanë pohuar se janë detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale me gratë e luftëtarëve të ISIS-it. Dy të mitur kanë pranuar këtë ngjarje, teksa tregojnë se synimi i ISIS-it është të rrisë sa më shumë popullsinë e Kalifatit.

Fëmijët shprehen se kanë shkuar me të paktën 10 gra. “Ne jemi të detyruar të kryejmë marrëdhënie me gratë në kamp për të rritur popullsinë”, kanë thënë Ahmet, 13 vjeç dhe Hamid, 14 vjeç për zyrtarë të Forcave Siriane, të cilët më pas e kanë rrëfyer këtë për “Daily Beast”.

Ata kanë treguar se ka një numër shumë të lartë të grave shtatzënë në kamp, edhe pse burrat e tyre mbahen në kampe të veçanta si të burgosur. Stafi i qendrës i tha “Daily Beast” se një nga djemtë tha se ishte i detyruar të bënte seks me tetë gra të ISIS-it në vetëm disa ditë.

Ahmeti dhe Hamidi, së bashku me tetë djem të tjerë të moshës së tyre, janë nxjerrë nga kampi al-Hol dhe janë dërguar tashmë në një qendër rehabilitimi në verilindje të Sirisë. Një nga rojet e kampit pohoi se forcat e ushtrisë siriane i gjetën adoleshentët të fshehur nga gratë e kampit në tunele të nëndheshme.

isis kamet ne siri

Lini një Përgjigje