Në 1 vjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë, presidenti Vladimir Zelensky ka mbajtur një fjalim përpara ushtarëve ukrainas në paradën ushtarake në Kiev. Ai ka dhuruar medalje për ushtarët dhe udhëheqësit ushtarakë, si dhe familjarët e viktimave, jashtë Katedrales së Shën Sofisë.
"Sot pas një viti lufte vendimtare për pavarësinë e Ukrainës, sot në këtë vend të guximshëm. Unë dua t'ju them të gjithëve ju, të gjithëve që luftojnë për Ukrainën dhe që jetojnë me Ukrainën në zemrat e tyre, dua të them se unë jam krenar për ty, jemi të gjithë krenarë për të gjithë, jemi të gjithë krenarë për ty dhe le të kalojë kjo krenari nëpër rrugë dhe llogore, të përhapet nëpër sheshe dhe qytete, të përhapet nëpër zemra dhe vende të huaja, t'u flasë të gjithëve. Ukraina është gjallë.", kështu është shprehur Zelensky para ushtarëve në Kiev në sheshin e Shën Sofisë.
Gjenerali Sir Richard Barrons, ish-komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta, e përshkroi skenën si një kujtim se kostoja e vërtetë e luftës llogaritet në numrin e viktimave.
“Është në të vërtetë mjaft e jashtëzakonshme që ata po bëjnë një paradë dhe një shërbim përkujtimor si ky sot në Kiev. Kjo tregon se sa shumë jemi përpjekur për të zmbrapsur pushtimin rus dhe sa të sigurt jemi, për sa kohë që Perëndimi vazhdon të mbështesë Ukrainën, Ukraina do të mbizotërojë në fund.”- tha ai për Sky News.
Në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit 2022, nisi bastisja e forcave ruse në Ukrainë me qëllim “çmilitarizimin dhe denazifikimin” e vendit. Konflikti i nisur, solli krijimin e një rendi të ri botëror, duke hapur edhe njëherë plagët e vjetra të përçarjes së madhe mes Rusisë dhe Perëndimit, duke i bërë jehonë kohëve të Luftës së Ftohtë dhe kërcënimeve për përdorimin e armëve bërthamore, ndërkohë që perspektiva e një tryeze bisedimesh shihet ende me dylbi.
Në 365 ditë pushtim Ukraina ka frikë se Rusia synon të shënojë përvjetorin e pushtimit me sulme të reja në qytetet kryesore. Zyrtarët perëndimorë vlerësojnë viktimat ushtarake të Rusisë në afro 200,000.
Pas vizitës surprizë të Biden në Kiev, ministri i Jashtëm kinez, Ëang Yi ka shkuar në Rusi dhe ka takuar homologun e tij rus Lavrov dhe Putin. Teksa Perëndimi akuzon dhe i frikësohet një aleancë të mundshme të Kinës me Rusinë, Kina ka përgatitur një plan me 12 pika për të ndalur luftën. Në të kërkohet të mos ketë sanksione të njëanshme, shmangie të konfliktit dhe braktisje të mentalitetit të Luftës së Ftohtë.
Lini një Përgjigje