TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Prill 2026, 10:59

Thriller i ri në Greqi, trupi i pajetë i një vajze gjendet në një kanal

Shkruar nga Pamfleti
Thriller i ri në Greqi, trupi i pajetë i një vajze gjendet
Thriller i ri në Greqi,

Pa kaluar pak ditë nga ngjarja e rëndë një 19-vjeçare u gjet në agoni dhe humbi jetën rrugës për në spital teksa ishte braktisur në mes të rrugës, trupi i një tjetër vajze të re u gjet duke lundruar në ujërat e Kanalit të Korinthit të premten në mëngjes (17 prill).

Sipas “Protothema.gr”, trupi i pajetë duket se i përket një vajze të re të moshës afërsisht 18-19 vjeç, identiteti i së cilës mbetet i panjohur.

Autoritetet kompetente u mobilizuan menjëherë, ndërsa po zhvillohet një operacion për transportimin e trupit në tokë, në zonën e Posidonias, Korinth.

Oficerët e portit nga Autoriteti Portual i Korinthit po punojnë në vendngjarje për të nxjerrë trupin.

Më pas ai do të transportohet me ambulancën e EKAB-së për të ndjekur procesin e përcaktuar të identifikimit dhe hetimit të shkaqeve të vdekjes nga një mjek ligjor.

Ekspertiza do zbulojë nëse ishte një vetëvrasje apo ka faktorë kriminalë të jashtëm.

 

thriller i ri në greqi

Lini një Përgjigje