TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Prill 2026, 10:15

Armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit, Macron: Hezbollahu të heqë dorë nga armët e tij

Shkruar nga Pamfleti
Armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit, Macron: Hezbollahu të heqë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shprehur mbështetje të plotë për armëpushimin dhjetëditor mes Izraelit dhe Libanit, duke theksuar njëkohësisht nevojën për kujdes në zbatimin e tij.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Macron ngriti shqetësimin se marrëveshja mund të jetë vënë në rrezik, për shkak të vijimit të operacioneve ushtarake në terren.

Ai bëri thirrje për mbrojtjen e popullsisë civile në të dy anët e kufirit, duke theksuar se Hezbollahu duhet të heqë dorë nga armët, ndërsa Izraeli duhet të respektojë sovranitetin e Libanit dhe të ndërpresë veprimet luftarake.

“Bëj thirrje për mbrojtjen e popullsisë civile në të dyja anët e kufirit mes Libanit dhe Izraelit. Hezbollahu duhet të heqë dorë nga armët e tij. Izraeli duhet të respektojë sovranitetin e Libanit dhe të ndalojë luftimet”, u shpreh ai.

Gjatë ditës, në Paris, Macron së bashku me kryeministrin britanik Keir Starmer pritet të bashkëdrejtojnë një takim virtual me pjesëmarrjen e rreth 40 shteteve.

Takimi synon ngritjen e një misioni shumëpalësh për të garantuar sigurinë e lundrimit dhe kalimin e lirë të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit.

Lini një Përgjigje