TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Dhjetor 2024, 09:13

Tentativa për grusht shteti në Korenë e Jugut, reagon NATO

Shkruar nga Pamfleti
Tentativa për grusht shteti në Korenë e Jugut, reagon NATO
Trazirat në Seul

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte thotë se aleanca po monitoron situatën aktuale në Korenë e Jugut dhe se marrëdhënia e saj me Seulin ishte “e hekurt”.

“Ne po ndjekim ngjarjet në Korenë e Jugut, ne jemi të interesuar se si situata mund të zhvillohet më tej. Marrëdhënia jonë me Korenë e Jugut është thelbësore, marrëdhënia jonë me Korenë e Jugut është e hekurt”, tha Mark Rutte në një takim të NATO-s në Bruksel.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të martën vonë, duke u zotuar se do të eliminonte forcat “anti-shtetërore” ndërsa lufton kundër një opozite që kontrollon parlamentin e vendit, duke e akuzuar atë për simpati ndaj Koresë së Veriut komuniste.

Më pak se tre orë më vonë, parlamenti votoi kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Kryetari i Parlamentit të Koresë së Jugut, Woo Won Shik pas votimit e shpalli “të pavlefshëm” vendimin për gjendjen e jashtëzakonshme dhe theksoi se ligjvënësit “do të mbrojnë demokracinë bashkë me popullin”.

Presidenti Yoon kishte thënë më herët se partitë opozitare kishin marrë peng procesin parlamentar. Ai u zotua se do të çrrënjosë “forcat e paturpshme anti-shtetërore pro-koreane të Veriut” dhe tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të merrte masën për të mbrojtur rendin kushtetues.

tentativa për grusht shteti në korenë e jugut nato

Lini një Përgjigje