Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) po përgatiten të ndihmojnë ushtarakisht Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, sipas zyrtarëve arabë, në një veprim që do ta bënte shtetin e Gjirit Persik të parin në rajon që do të përfshihej në mënyrë aktive si një palë ndërluftuese pas sulmeve iraniane ndaj tij.
Wall Street Journal raporton se Emiratet e Bashkuara Arabe po shtyjnë përpara një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që mund t'i japë legjitimitet ndërkombëtar një operacioni ushtarak për të rivendosur lirinë e lundrimit.
Diplomatët e Emirateve raportohet se i kanë bërë thirrje forcave amerikane dhe ushtarake në Evropë dhe Azi për të formuar një aleancë ndërkombëtare, ndërsa një zyrtar i Emirateve të Bashkuara Arabe pretendoi se regjimi iranian beson se po lufton për mbijetesën e tij dhe duket se është i gatshëm të dëmtojë ekonominë globale duke bllokuar ngushticat.
Nga ana tjetër, rebelët Houthi po përqendrojnë sulmet e tyre në jug të Izraelit.
Zyrtarë nga ky grup e kanë bërë të qartë se e vetmja mënyrë që këto sulme të ndalen është nëse Izraeli plotëson kërkesat e tyre, përfshirë respektimin e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza dhe mos pjesëmarrjen në sulmet ushtarake të SHBA-së kundër Iranit.
Mohammed al-Bukhaiti, një zyrtar i njohur i Houthve, tha se ekzistojnë më shumë opsione dhe faza të tjera përpara për sa i përket përshkallëzimit ushtarak nga ana e Houthive. Një nga këto opsione është mbyllja e Ngushticës Bab al-Mandeb, sipas al-Bukhaitit.
Pasojat katastrofale që mund të sjellë mbyllja e saj, lidhen me bllokimin e mallrave dhe tregtisë së tregut aziatik me atë europian, por edhe të mallrave afrikane, që do ta defaktorizonin kanalin e Suezit. Kjo do të sillte rritje të çmimeve të hidrokarbureve akoma më tepër dhe të produkteve të tjera dhe ky bllokim do të dëmtonte së tepërmi Europën, që është e varur nga hidrokarburet dhe produktet e tjera që importon nga vendet aziatike.
Lini një Përgjigje