
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy ka lëshuar një mesazh urgjent për të gjithën shtetasit britanikë që jetojnë në Liban.
David Lammy u ka kërkuar shtetasve britanikë në Liban që të largohen nga vendi sa më shpejt të jetë e mundur për shkak të tensioneve të shkaktuar nga sulmet e fundit izraelite në vend.
Ai shtoi se ai foli me kryeministrin e Libanit dhe shprehu shqetësimin e tij të thellë për rritjen e tensioneve rajonale dhe civile në vend, si dhe nevojën për qetësimin e situatës.
“Fola me Najib Mikati dhe shpreha shqetësimin tim të thellë për tensionet në rritje dhe viktimat civile në Liban. Ne diskutuam nevojën për një zgjidhje të negociuar për të rivendosur stabilitetin dhe sigurinë në të gjithë Linjën Blu.
Mesazhi im për shtetasit britanikë në Liban është largimi ndërsa opsionet komerciale mbeten. Tensionet janë të larta dhe situata mund të përkeqësohet me shpejtësi. Shihni këshillat më të fundit të udhëtimit”, shkroi ai në një postim në platformën “X”.
1/2
— David Lammy (@DavidLammy) September 19, 2024
I spoke with @Najib_Mikati and expressed my deep concern over rising tensions and civilian casualties in Lebanon.
We discussed the need for a negotiated solution to restore stability and security across the Blue Line.
Lini një Përgjigje