TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Gusht 2025, 19:52

Të veshur si karabinierë, dy grabitës vodhën nga kasaforta bizhu me vlerë 1 milionë euro

Shkruar nga Pamfleti

Të veshur si karabinierë, dy grabitës vodhën nga kasaforta

Ata u shfaqën në shtëpinë e një gruaje të moshuar rreth të 80-ave të veshur si karabinierë. Në fakt ata ishin dy grabitës që arritën të mashtronin të moshuarën, e cila i lejoi të hynin të kontrollonin banesën e saj.

Vjedhja ndodhi majin e kaluar në Bolonjë, pranë stadiumit të qytetit, dhe dy italianë, të moshës 31 dhe 39 vjeç, janë arrestuar si të dyshuar për grabitjen.

Sipas policisë, gruaja i kishte gjetur dy burrat përpara shtëpisë së saj, njëri prej të cilëve mbante veshur një xhaketë me fjalën "Carabinieri". Ata i kishin thënë se duhej të ushtronin një kontroll sepse në shtëpinë e saj kishte ndodhur një vjedhje me thyerje dhe se autorët ishin arrestuar. E frikësuar nga historia që kishin treguar burrat me uniformë, gruaja i kishte lejuar të hynin, duke i lejuar të kontrollonin banesën dykatëshe. Së bashku me ta, ajo kishte hapur edhe një kasafortë ku mbante të gjitha bizhuteritë dhe sendet me vlerë. Kaq i ka mjaftuar dy grabitësve të maskuar si karabinierë, të cilët pasi kanë marrë gjithçka me vlerë janë larguar me shpejtësi.

Hetuesit shqyrtuan pamjet e kamerave të sigurisë që kapën dy grabitësit përpara banesës së të moashuarës dhe më pas largimin e tyre me shpejtësi.

Të dy kishin mbërritur me një motoçikletë me kubik të lartë dhe targa të falsifikuara. Të dy u arrestuan më 28 korrik në provincën e Riminit.

Lini një Përgjigje