TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Tetor 2025, 11:49

Të shtëna me armë zjarri jashtë parlamentit serb, plagoset një person (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri jashtë parlamentit serb, plagoset

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite përpara godinës së Parlamentit në Beograd, ku një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Sipas raportimeve të mediave serbe, i plagosuri Milan B., 57 vjeç është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Autori Vladan A. 70 vjeç, u arrestua menjëherë nga autoritetet. Ai fillimisht i vendosi flakën një tende të ngritur përpara parlamentit ku dhe hodhi brenda një grusht me plumba ndërsa më pas qëlloi me armë zjarri. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje dhe krijim të rrezikut të përgjithshëm. 

Lidhur me këtë sulm, në mesditë pritet një konferencë e jashtëzakonshme nga presidentit Aleksandër Vuçiç. Ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Të shtëna me armë zjarri jashtë parlamentit serb, plagoset

Siç është njoftuar nga zyra e presidentit, pas këtij eventi, Aleksandar Vuçiç do të mbajë një fjalim të jashtëzakonshëm për publikun në orën 13:00 në Pallatin e Serbisë.

Lini një Përgjigje