Të shtëna me armë u raportuan në qendrën më të madhe islame të San Diegos, në lagjen Clairemont, ku sipas autoriteteve të paktën dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur.
Policia e San Diegos deklaroi se situata “është nën kontroll” dhe se “kërcënimi është neutralizuar”.
Pamjet ajrore të transmetuara nga televizionet amerikane tregojnë një prani të madhe të forcave të rendit jashtë xhamisë, e cila ndodhet në një zonë kryesisht rezidenciale, rreth 14 kilometra në veri të qendrës së San Diegos.
Sipas faqes zyrtare të institucionit, bëhet fjalë për xhaminë më të madhe në qarkun e San Diegos. Kompleksi përfshin edhe shkollën Al Rashid, ku zhvillohen kurse të gjuhës arabe, studimeve islame dhe Kuranit.
Nga pamjet ajrore shihen fëmijë që largohen nga qendra të shoqëruar nga policia. Një zëdhënës i shkollës deklaroi për CNN se nxënësit dhe stafi ndodhen aktualisht në siguri.
Autoritetet po përgatisin gjithashtu një qendër pranë zonës së incidentit për ribashkimin e nxënësve me familjet e tyre pas përfundimit të emergjencës.
Lini një Përgjigje