TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Korrik 2025, 08:38

Të paktën 4 viktima, rrëzohet avioni i vogël në Austri

Shkruar nga Pamfleti

Të paktën 4 viktima, rrëzohet avioni i vogël në Austri

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti ajror, kur një avion i vogël, i nisur nga Oberschleissheim pranë Mynihut në Bavari u rrëzua në Pinzgau të Austrisë.

Në bordin e avionit të vogël, sipas raportimeve të para, ndodheshin 4 persona, që rezultojnë të vdekur.

Zjarrfikësit njoftuan se rrëzimi ndodhi në një zonë të vështirë për t’u arritur pranë rrugës rurale Gerlosstrasse B165.

Kjo rrugë lidh Oberpinzgau me Zillertal në Tirolin e Veriut. Shërbimet e emergjencës punuan shumë për të kërkuar të mbijetuar në terrenin e ashpër.

Autoritetet thanë se aeroplani u zhduk papritmas nga radarët kur sistemi i tij i trafikut ajror u fik.

Lini një Përgjigje