
Këtë të diele Papa Françesku bëri thirrje për një armëpushim në Lindjen e Mesme, e cila prej një viti është zhytur në një luftë rraskapitëse dhe vdekjeprurëse.
Papa tha se veprimet ushtarake të secilës palë prekin civilët palestinez, libanez dhe izraelitë të cilët prej muajsh jetojnë nën terrorin e luftës. Françesku u bëri thirrje të gjithëve që të arrijnë një marrëveshje dhe të negociojnë për paqe në mënyrë diplomatike, pasi të gjitha kombet kanë të drejtë të ekzistojnë në paqe.
“Nesër, e hënë do të kalojë një vit nga sulmi terrorist kundër popullatës në Izrael, me të cilin ripërtëri afërsinë time. Të mos harrojmë se ka ende shumë pengje në Gaza, për të cilët kërkoj çlirimi i menjëhershëm. Që nga ajo ditë, Lindja e Mesme është zhytur në vuajtje gjithnjë e më të mëdha, me veprime shkatërruese ushtarake që vazhdojnë të prekin popullsinë palestineze. Kjo popullsi po vuan shumë në Gaza dhe territore të tjera. Këta janë kryesisht civilë të pafajshëm, të gjithë njerëz dhe të cilët duhet të marrin të gjithë ndihmën e nevojshme humanitare. Unë bëj thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në të gjitha frontet, përfshirë Libanin. Ne lutemi për libanezët, veçanërisht për banorët e Jugut, të detyruar të largohen nga fshatrat e tyre. Të gjitha kombet kanë të drejtë të ekzistojnë në paqe dhe siguri, dhe territoret e tyre nuk duhet të sulmohen apo pushtohen, sovraniteti duhet të respektohet dhe të garantohet me dialog dhe paqe, jo me urrejtje dhe luftë”, tha ai.
Lini një Përgjigje