
Shefi i OKB-së për refugjatët, Filippo Grandi, ka deklaruar se shumë sulme në Liban kanë shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar, duke iu referuar bombardimeve të Izraelit.
Më herët Filippo Grandi postoi në platformën “X” një thirrje për një armëpushim që sipas tij është dëshpërimisht i nevojshëm.
“Familjet e zhvendosura të pritura në shkollat e Bejrutit thonë se ajo që u nevojitet më shumë është që të ndalojnë sulmet ajrore, në mënyrë që ata të mund të kthehen në shtëpitë e tyre të sigurta. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar duhet të shtojë mbështetjen humanitare për ata që kanë nevojë”, shkroi ai.
Më pas në një postim të veçantë ai tha gjithashtu se u takua me kryeministrin e përkohshëm libanez Najib Mikati, ku theksoi ndër të tjera se i shprehu "solidaritetin" e OKB-së.
Lini një Përgjigje