Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se vendi i tij po përballet me luftë në 7 fronte.
“Sot, Izraeli po mbrohet në shtatë fronte kundër armiqve të qytetërimit. Frontet përfshijnë Hezbollahun e mbështetur nga Irani në veri, Hamasin në Gaza, Houthis në Jemen, “terroristët” në Bregun Perëndimor dhe milicitë shiite në Irak dhe Siri.” deklaroi Netanyahu.
Më tej ai shtoi “Po luftojmë kundër Iranit, i cili javën e kaluar gjuajti mbi 200 raketa balistike direkt në Izrael dhe që qëndron pas kësaj lufte me shtatë fronte kundër Izraelit”.
Duke iu referuar Gazës, Netanyahu tha se Izraeli ka të drejtë të mbrohet dhe se nuk do t’i harrojë 101 pengjet izraelite. Të paktën 41,825 njerëz janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori i vitit të kaluar, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës.
Më shumë se 1,400 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite në Liban gjatë muajit të fundit, dhe rreth 7,500 janë plagosur, sipas ministrisë libaneze të shëndetësisë.
Ndërkohë Izraeli nuk i ka dhënë garanci Shteteve të Bashkuara të Amerikës se nuk do të synojë objektet bërthamore iraniane. Këtë ia konfirmoi CNN një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit, ndërsa rajoni po përgatitet për përgjigjen e Izraelit ndaj breshërisë së raketave iraniane.
Sakaq, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kritikuar edhe presidentin francez Emmanuel Macron lidhur me thirrjen e tij për të ndaluar dërgesat e armëve në Izrael për përdorim në Gaza.
“Turp për ta”, u përgjigj kreu I qeverisë së Tel Avivit duke iu referuar Macron dhe liderëve të tjerë perëndimorë që kanë bërë thirrje për atë që ai e përshkroi si një embargo armësh ndaj Izraelit.
Lini një Përgjigje