TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Tetor 2025, 11:40

‘Tallej ndërsa i lutesha të ndalonte’/ Rrëfimi shokues i shkrimtares Virginia Giuffre, del emri kush është ish kryeministri që e ka përdhunuar

Shkruar nga Pamfleti
‘Tallej ndërsa i lutesha të ndalonte’/ Rrëfimi
Virginia Giuffre

Virginia Giuffre në librin e saj "Nobody’s Girl: A Memoir of Surviving Abuse and Fighting for Justice" flet për një “kryeministër shumë të njohur” i cili e ka përdhunuar.

Ajo shpjegon se e ka mbajtur emrin anonim për shkak të kërcënimeve, që mund të vinin me prononcimin publik.

Disa media përmendin hipoteza ose pretendime se mund të bëhet fjalë për ish‑kryeministrin e Ehud Barak të Izraelit.

Lajmi është publikuar ditët e fundit nga media të mëdha ndërkombëtare përfshirë CNN.

Virginia jep detaje të rënda të përdhunimit, përfshirë shtimin e forcës dhe talljen ndërkohë që lutej që ai të ndalej.

‘Tallej ndërsa i lutesha të ndalonte’/ Rrëfimi

Virginia Giuffre (e lindur Virginia Roberts) ishte një nga dëshmitaret kyçe në skandalin ndërkombëtar të lidhur me Jeffrey Epstein dhe rrjetin e tij të shfrytëzimit seksual të vajzave të mitura.

Giuffre dëshmoi se u rekrutua nga rrjeti i Epstein në moshë shumë të re, rreth 16 vjeç, ndërsa punonte në një spa në Palm Beach.

Ajo thotë se është trafikuar seksualisht nga Epstein dhe bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell te persona të fuqishëm nga bota e politikës dhe biznesit.

Më e bujshme ishte padia ndaj princit Andrew të Mbretërisë së Bashkuar, për të cilin Giuffre pretendon se ka pasur marrëdhënie seksuale me të kundër vullnetit të saj kur ishte minorene.

Çështja u zgjidh jashtë gjykate në 2022, pa pranim faji nga princi.

Giuffre themeloi edhe një organizatë jofitimprurëse, “Speak Out, Act, Reclaim (SOAR),” për të ndihmuar viktimat e trafikimit seksual.

Ajo ndërroi jetë në datën 25 prill 2025, në moshën 41 vjeçare, në shtëpinë e saj në Neergabby, Australia Perëndimore. Vdekja është trajtuar si rast vetëvrasje por dyshimet janë të forta.

Kohët e fundit janë publikuar kujtimet e saj në një libër të titulluar “Nobody’s Girl” ku përshkruan jetën e saj dhe abuzimet që ka përjetuar.

virginia giuffre -ehud barak

Lini një Përgjigje