TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Janar 2025, 11:08

"Taksë 10% për mallrat kineze"/ Pekini paralajmëron SHBA-në pas vendimit të Trump: Nuk ka fitues në një luftë tregtare!

Shkruar nga Pamfleti

"Taksë 10% për mallrat kineze"/ Pekini paralajmëron

Ministria e Jashtme kineze ka reaguar pas deklaratës së presidentit të SHBA Donald Trump, se po konsideronte një tarifë prej 10% për mallrat kineze.

“Kemi besuar gjithmonë se nuk ka fitues në një luftë tregtare apo një luftë tarifore. Kina është e vendosur fort për të mbrojtur interesat kombëtare,” tha zëdhënësja e departamentit Mao Ning në një konferencë ditore.

Trump ka deklaruar se tarifa mund të hyjë në fuqi më 1 shkurt (fundjavën e ardhshme) dhe se ajo bazohet në dërgimin e fentanilit nga Kina në Meksikë dhe Kanada. Kina mbronte më parë përpjekjet e saj për të ndaluar rrjedhën e drogave të paligjshme.

Presidneti i SHBA ka kërcënuar gjithashtu taksat e importit në Kanada dhe Meksikë, si dhe BE.

doanld trump xi jinping shba mallrat kineze

Lini një Përgjigje