TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Shkurt 2025, 14:57

“Taksa vdiq, rroftë mbreti”/ Kopertina me Donald Trump, shpërthejnë polemikat në SHBA kundër presidentit

Shkruar nga Pamfleti
“Taksa vdiq, rroftë mbreti”/ Kopertina me Donald Trump,
Donald Trump

“Taksa e trafikut “vdiq”. Manhattan dhe i gjithë Nju Jorku janë të sigurt. Rroftë mbreti”.

Ishte ky postim nga vetë Donald Trump që e shkroi këtë në rrjetin e tij social “Truth” duke iu referuar heqjes së një takse qarkullimi në atë që ai e cilëson “qytetin e tij”.

Për të festuar këtë moment historik, Shtëpia e Bardhë postoi një kopertinë të modifikuar të revistës “Time” duke e prezantuar Presidentin me një kurorë të artë në kokë në sfondin e rrokaqiejve të Manhatanit.

Në vend të emrit të gazetës historike shkruhej vetëm “Trump”.

“Ne do të shihemi në gjykatë” iu përgjigj guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, sekretarit për transportin Sean Duffy, i cili i dërgoi asaj letrën ku ishte anulimi i taksës së qarkullimit në Manhatan.

“Ne jemi një komb ligjesh, jo i sunduar nga një mbret. Autoriteti Metropolitan i Tranzitit, i cili ishte përgjegjës për zbatimin e taksës, e apeloi menjëherë vendimin në gjykatë” – shtoi ajo.

Kathy Hochul ndërkohë e mbrojti taksën e qarkullimit.

“Që kur taksa, e pari e këtij lloji në vend, hyri në fuqi muajin e kaluar, trafiku ka rënë në mënyrë dramatike dhe udhëtarët po shkojnë në punë më shpejt se kurrë. Shfaqjet në Broadway po shiten dhe trafiku i këmbësorëve për bizneset lokale është rritur” – shtoi ajo.

Kopertina e rreme me “Mbretin Trump” ka ndezur debatin politik në SHBA. David Hogg, nënkryetar i Komitetit Kombëtar Demokratik, u shpreh:

“Republikanë, ndaloni së ekzagjeruari dhe ta quani mbret”. Përfaqësuesi demokrat i Virxhinias, Don Beyer shkroi në X: “Në Shtetet e Bashkuara, ne nuk kemi mbret”.

Këtij koncepti i bëri jehonë edhe guvernatori i Illinois, JB Pritzker deklaroi: “Si guvernator i Illinois, betimi im është për Kushtetutën e shtetit tonë dhe kombit tonë. Në Amerikë ne nuk kemi mbret dhe unë nuk do të gjunjëzohem para asnjërit prej tyre”.

donald trump

Lini një Përgjigje