TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Shkurt 2025, 19:55

“Ta bëjmë NATO-n përsëri të madhe”, Sekretari amerikan i Mbrojtjes thirrje Europës për të rritur shpenzimet ushtarake!

Shkruar nga Pamfleti

“Ta bëjmë NATO-n përsëri të madhe”,

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth tha se do duhet ta bëjnë NATO-n përsëri të madhe, teksa u bëri thirrje aleatëve të bëjnë shumë më shumë për mbrojtjen e Evropës.

Duke folur pas takimit me homologët evropianë, Hegseth tha se i është dhënë një "mision i qartë" nga Donald Trump për të arritur paqen përmes forcës, si dhe për të vënë Amerikën në vend të parë.

Ai shpjegon se kjo po bëhet duke ringjallur moralin e luftëtarit, duke rindërtuar ushtrinë dhe duke rivendosur frenimin.

"NATO duhet t'i ndjekë gjithashtu këto synime. NATO është një aleancë e madhe, aleanca më e suksesshme e mbrojtjes në histori. Por për të qëndruar për të ardhmen, partnerët tanë duhet të bëjnë shumë më tepër për mbrojtjen e Evropës. Trump nuk do të lejojë askënd që ta kthejë xhaxha Semin në xhaxha pinjoll", tha Hegseth, duke e përfunduar fjalën e tij me një citim nga ish-presidenti amerikan Dwight Eisenhower.

Lini një Përgjigje