
Italia është goditur sërish nga moti i keq, ku stuhitë e shiut breshëri dhe era kanë bërë që shumë zona të kenë probleme.
Më e rëndë gjendja është paraqitur në zonën e Toskanës, në Versilia, për të cilën guvernatori Eugenio Giani thekson se vendi është goditur nga një stuhi e fortë shiu dhe breshëri, ndërsa era arrin deri në 108 km/h.
“Një trazirë intensive po kalon zonat e Versilia- shkruan guvernatori toskan Eugenio Giani në mediat sociale – me një stuhi të fortë breshëri dhe me erëra deri në 107 km/h në Forte dei Marmi, duke lëvizur në zonat e brendshme”, u shpreh Giani.
Ndërkohë që edhe në Verona situata ka qenë mjaft e rënduar për shkak të erës së fortë dhe reshjeve të dendura të shiut dhe breshërit.
Një tornado goditi Monteçhia Crosara, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sallën e sportit, ku u shembën edhe disa pemë.
Ndërsa era e fortë ka bërë që të bien edhe tjegullat nga çatitë duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Edhe Roma u zgjua këtë të hënë nën ndikimin e një cikloni të fuqishëm, i cili ka shkaktuar përmbytje dhe dëme në disa zona të qytetit.
Në rrjetet sociale, janë shpërndarë pamje të frikshme që tregojnë një qiell të errët, të mbushur me re të dendura dhe të zeza, ndërsa rrufetë godasin me një intensitet të jashtëzakonshëm, duke ndriçuar qytetin për një çast të shkurtër, përpara se të zhduken në terrin që pason.
Sipas raportimeve të mediave italiane, përmbytje dhe dëmtime të konsiderueshme janë regjistruar edhe pranë zonës së Koloseut, një nga atraksionet më të rëndësishme dhe simbolike të kryeqytetit italian.
Lini një Përgjigje