TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Shkurt 2024, 19:54

Beogradi alarmohet sërish nga “spiunët”/ Dyshohet se punonte për llogari të SHISH-it, arrestohet një shtetas serb!

Shkruar nga Pamfleti

Beogradi alarmohet sërish nga “spiunët”/ Dyshohet se

Sipas dyshimeve, serbi i arrestuar, me urdhër të drejtuesit të grupit, është angazhuar në mbledhjen dhe shpërndarjen e të dhënave për lëvizjet e përfaqësuesve të autoriteteve shtetërore dhe të ushtrisë serbe në zonën e Serbisë qendrore.

Beogradi është alarmuar sërish me çështjen e “spiunëve” të huaj të cilët operojnë në Serbi. Sipas asaj që raportojnë mediat serbe, një shtetas serb i cili dyshohet se punonte për shërbimin sekret shqiptar dhe atë kosovar është arrestuar ditën e sotme.

“Një anëtar i grupit të spiunazhit është arrestuar në një operacion të përbashkët nga anëtarët e Agjencisë për Siguri dhe Informacion dhe Prokurori i Lartë Publik i Jagodinës”, raporton “Novosti”.

Më tej në mediat serbe thuhet se arrestimi erdhi si pjesë e hetimit të një grupi spiunësh në Serbi, nga shtetasi me inicialet D.R., për llogari të SHISH dhe agjencitë e inteligjencës në Kosovë.

“Është arrestuar shtetasi me inicialet P.M nga Jagodina, teksa po kthehej nga jashtë vendit. Ai dyshohet për veprën penale të spiunazhit dhe i është caktuar masa e paraburgimit deri në 30 ditë”, raporton “B92”.

Sipas dyshimeve serbi i arrestuar, me urdhër të drejtuesit të grupit, është angazhuar në mbledhjen dhe shpërndarjen e të dhënave për lëvizjet e përfaqësuesve të autoriteteve shtetërore dhe të ushtrisë serbe në zonën e Serbisë qendrore.

Përveç nevojave për inteligjencë, mediat serbe shkruajnë se grupi i përdori të dhënat edhe për përpjekje për diskreditimin e Republikës së Serbisë në kuadrin ndërkombëtar.

Anëtarët e BIA-s zbuluan në fillim të vitit një rrjet spiunazhi në territorin serb, çka çoi në arrestimin e shtetasit me inicialet D.R., shtetas serb, i cili drejtonte grupin, me dyshimin se ka qenë bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë – SHISH në vitin 2022, sipas urdhërave dhe detyrave të të cilit ka vepruar deri në arrestimin e tij.

Në kuadër të hetimeve, anëtarët e BIA-s, në afërsi të fshatit Karadak, në afërsi të Rashkës, ndër të tjera kanë gjetur një aparat fotografik dhe një panel diellor që furnizonte kamerën me rrymë si dhe një kartë SD.

sherbimi informativ shteteror serbi

Lini një Përgjigje