TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Korrik 2025, 15:27

Spiunazhi kibernetik mbi vaksinat Covid, arrestohen kinezi në Milano; kërkohej nga SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Spiunazhi kibernetik mbi vaksinat Covid, arrestohen kinezi në Milano;

Një shtetas kinez është arrestuar në aeroportin e Malpensas në Milano, ndërsa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për spiunazh kibernetik.

Dyshohet se Zewei Xu, 33 vjecc, ka hyrë në sistemet kibernetike amerikane 5 vite më parë, ndërsa do të jetë Gjykata e Apelit në Milano që do të vendosë nëse do të ekstradojë ose jo drejt SHBA të arrestuarin.

Seanca dëgjimore në Gjykatën e Apelit do të mbahet më 8 korrik, ndërsa sipas autoriteteve amerikane, 33-vjeçari dyshohet se ka hyrë në sistemin kompjuterik amerikan në vitin 2020, së bashku me një ekip dhe në emër të qeverisë kineze, me qëllim marrjen e informacionit konfidencial mbi prodhimin e vaksinave kundër Covid-it.

Lini një Përgjigje