TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Maj 2026, 21:16

“S’mendoj për gjendjen financiare të amerikanëve”/ Vance i del në mbrojtje Trumpit: Deklarata e tij u keqkuptua!

Shkruar nga Pamfleti
“S’mendoj për gjendjen financiare të
JD Vance dhe Donald Trump

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance tha se administrata është e përkushtuar ndaj ekonomisë së qytetarëve, ndërsa fokusi kryesor ndaj Iranit mbetet parandalimi i armëve bërthamore

Komentet erdhën pasi Trump, teksa largohej nga Shtëpia e Bardhë të martën, u pyet nëse gjendja financiare e amerikanëve ishte një faktor që e motivonte për të arritur një marrëveshje me Iranin.

“Aspak. E vetmja gjë që ka rëndësi, kur flas për Iranin: ata nuk mund të kenë një armë bërthamore. Nuk mendoj për gjendjen financiare të amerikanëve”, deklaroi Trump.

Gjatë një konference për shtyp të mërkurën, Vance tha se deklaratat e Trump ishin keqinterpretuar duke tentuar të mbrojë presidentin, lidhur me akuzat se lufta ka sjellë rrënim të ekonomisë.

“Epo, nuk mendoj se presidenti e tha këtë. Mendoj se ky është një keqinterpretim i asaj që tha presidenti”, u shpreh Vance para gazetarëve.

Deklarata shkaktoi reagime dhe kritika, pasi u interpretua nga kundërshtarët politikë si mungesë shqetësimi për situatën ekonomike të qytetarëve amerikanë. Në përgjigje, Vance theksoi se administrata mbetet e angazhuar si në çështjet e sigurisë kombëtare, ashtu edhe në ekonominë e vendit.

Shikoni, unë pajtohem me presidentin që Irani nuk duhet të ketë një armë bërthamore. Ne jemi padyshim të angazhuar në një proces diplomatik shumë agresiv dhe shumë të përkushtuar për të siguruar që kjo të mos ndodhë. Por sigurisht, presidenti, unë dhe i gjithë ekipi, ne kujdesemi për gjendjen financiare të popullit amerikan”, tha ai.

donald trump vance

Lini një Përgjigje