TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Prill 2026, 19:14

Skandali ‘Pfizergate’ rikthehet sërish në Parlamentin Europian, eurodeputeti kërkon shkarkimin e Von der Leyen

Shkruar nga Pamfleti

Skandali ‘Pfizergate’ rikthehet sërish në Parlamentin

Eurodeputeti rumun, Cristian Vasile Terhes ka rikthyer sërish akuzat ndaj presidentes së Komisionit Europian, Urslua Von der Leyen, lidhur me çështjen e e vaksinave Pfizer.

Gjatë fjalës së tij në Parlamentin Europian, Cristian Vasile Terhes, akuzoi Von der Lyene për mungesën e theksuar të transparencës dhe vuri në pikëpyetje mënyrën se si kontratat me kompanitë farmaceutike u bënë publike, duke lënë të kuptohet se informacioni thelbësor ishte fshehur.

Ai shtoi se kontrata ishte abuzive, pasi Von der Lyene kishte shpenzuar miliarda dollarë për të blerë 4,6 mld vaksina, që rakordon me 10 doza për person.

Të dashur kolegë, Ursula von der Leyen duhet të japë menjëherë dhe pa kushte dorëheqjen nga pozicioni i saj si presidente e Komisionit Evropian, për shkak se veprimet e saj janë aktualisht nën hetim penal nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian. EPPO njoftoi vetëm pak ditë më parë se po heton mënyrën se si janë nënshkruar kontratat mes Komisionit Evropian dhe prodhuesve të vaksinave. Dhe këtë e ka theksuar edhe Gjykata e Audituesve në një raport të publikuar pak ditë më parë, dhe citoj: Komisioni ka nënshkruar, deri në nëntor 2021, kontrata me vlerë 71 miliardë euro në emër të shteteve anëtare për të blerë deri në 4.6 miliardë doza vaksinash kundër COVID-19.

Kjo do të thotë se janë blerë 10 doza vaksinash për çdo qytetar të BE-së, bazuar në kontrata që nuk janë bërë kurrë publike. Kjo është mënyra se si kontrata që ajo ka nënshkruar me këto kompani farmaceutike është bërë publike. Si është e mundur kjo në një Bashkim Evropian që pretendohet të jetë transparent në mënyrën se si përdor paratë e qytetarëve? Prandaj, po kërkoj sërish dhe bëj thirrje sërish për dorëheqje të menjëhershme dhe pa kushte. Faleminderit”, tha ai ndër të tjera.

Kujtojmë se përfshirja e Ursula von der Leyen në “Pfizergate” lidhet me negociatat personale që ajo zhvilloi në fillim të vitit 2021, në kulmin e pandemisë COVID-19, për të siguruar një kontratë të madhe vaksinash me kompaninë Pfizer. Si Presidente e Komisionit Evropian, von der Leyen pranoi publikisht se kishte shkëmbyer mesazhe tekstuale (SMS) dhe telefonata me CEO-n e Pfizer-it, Albert Bourla, për një muaj të tërë.

Skandali, i njohur si Pfizergate, shpërtheu kur u zbulua se von der Leyen kishte përdorur kanale joformale (telefon personal) për të negociuar drejtpërdrejt me Bourla-n, duke anashkaluar pjesërisht procedurat standarde të prokurimit transparent. Kur gazetarët e New York Times-it, kërkuan qasje në këto mesazhe sipas rregullave të transparencës së BE-së, Komisioni Evropian refuzoi, duke pretenduar se mesazhet “nuk ekzistonin më”, nuk ishin arkivuar ose ishin “të shkurtër” dhe pa përmbajtje substantiale.

Lini një Përgjigje