Ministrat e Jashtëm të vendeve të mëdha demokratike të Grupit të Shtatë (G7) mblidhen sot në ishullin italian të Capri për bisedime treditore.
Takimi është lënë në hije nga pritjet për një hakmarrje izraelite kundër Iranit për sulmet e tij me raketa dhe dron gjatë fundjavës.
Italia, e cila mban presidencën e radhës të G7, ka kërkuar një armëpushim në Gaza dhe një de-përshkallëzimin në Lindjen e Mesme.
“Në sfondin e tensioneve të forta ndërkombëtare, G7-ja e udhëhequr nga Italia ka për detyrë të punojë për paqen”, tha në një deklaratë ministri i jashtëm Antonio Tajani.
Nga ana tjetër, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha në një takim të kabinetit të mërkurën se Izraeli do të vendosë vetë se si t'i përgjigjet sulmeve të fundjavës së Iranit.
Netanyahu foli pas takimit me ministrat e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë sot dhe duke folur me kryeministrin britanik, Rishi Sunak të martën.
“Falënderoj miqtë tanë për mbështetjen e tyre për mbrojtjen e Izraelit… Ata gjithashtu kanë të gjitha llojet e sugjerimeve dhe këshillave, e vlerësoj, por dua ta bëj të qartë: ne do t'i marrim vendimet tona dhe shteti i Izraelit do të bëjë gjithçka të nevojshme për të mbrojtur veten”, tha Netanyahu.
Lini një Përgjigje