
Ministri i Jashtëm libanez ka folur pas shkëmbimit të zjarrit mes Hezbollahut dhe Izraelit përtej kufirit izraelit.
I pyetur për vendosmërinë e Izraelit për t'u hakmarrë ndaj Iranit, ministri i Jashtëm libanez Abdallah Bou Habib tha se Libani është i shqetësuar.
"Çdo lloj hakmarrjeje do të përfundojë me një luftë më të madhe. Libani, Siria dhe Jordania mund të jenë në telashe. Shpresoj për një armëpushim mes Hezbollahut dhe Izraelit.
Nuk është çështja se Hezbollahu është më i fortë se ushtria libaneze, sepse ata nuk do të përplasen apo luftojnë me njëri-tjetrin", tha ministri i Jashtëm Libanez.
Deri më 7 tetor, nuk kishte "asgjë në kufi", vijon ai, teksa shprehet se shpreson që të kthehej në një kufi të qetë.
Më shumë se 5000 shtëpi janë shkatërruar në Liban nga sulmet izraelite.
I pyetur për mbështetjen e Hezbollahut ndaj sulmit iranian, ministri u shpreh se ”nuk e denoncojmë sulmin, sepse Izraeli e filloi atë".
“Ne nuk kemi ndikim mbi Hezbollahun për sa kohë që ka luftë mes tyre dhe izraelitëve dhe nëse kemi një zgjedhje atëherë ne mbështesim Hezbollahun. Një zgjidhje me dy shtete është "zgjidhja për shumicën e problemeve në Lindjen e Mesme", përfundoi ministri.
Lini një Përgjigje