
Lideri i ‘Forza Italia’ Silvio Berlusconi ka kaluar natën e dytë në repartin e terapisë intensive në spitalin San Raffaelo në Milano, pasi po vuan prej disa kohës nga leucemia.
“Jemi më të lehtësuar, ka një përmirësim! Ne kemi besim”, tha vëllai i tij Paolo Berlusconi.
Lajmi për gjendjen e rëndë shëndetësore të Silvio Berlusconit, ka pasur shumë reagime dhe mesazhe nga kolegët e tij në parlamentin italian.
Duke filluar nga kryeministrja Georgia Meloni, presidenti i Senatit, Ignazio La Russa, te lideri i Italia Viva, Matteo Renzi. Mesazhe pati edhe nga drejtuesit e grupeve të “Vëllezërve të Italisë,” nëDhomë dhe Senat, Tommaso Foti dhe Lucio Malan, etj.
Në mëngjes, kreu i FI-së i telefonoi krerëve të partisë, të cilëve u rekomandoi angazhimin e tyre maksimal sepse "vendi ka nevojë për ne".
Para shtrimit të javës së kaluar Berlusconi, ishte shtruar në spital në San Raffaele pak më shumë se një vit më parë , në janar të 2022. Në atë kohë, shtrimi në spital ishte shkaktuar nga një infeksion urinar , i cili kishte bërë të nevojshme aplikimin e terapive intensive.
Në maj 1997, 86-vjeçarit ju hoq një tumor malinj në prostatë: ajo ndërhyrje, falë privatësisë absolute të garantuar nga spitali San Raffaele, mbeti shumë e fshehtë për shumë kohë.
Më 13 dhjetor 2009, themeluesi i Mediaset u nis për në spital, pasi u godit nga një statujë e hedhur nga Massimo Tartaglia gjatë një ngjarjeje publike: imazhet e Berlusconit të plagosur, me fytyrën e tij të gjakosur, bënë xhiron e botës.
Në vitin 2014, pati një mbulim të madh mediatik edhe shtrimi i Berlusconit në spital për dy operacione për trajtimin e uveitit, një inflamacion i syve.
Në shtator 2020, Berlusconi doli pozitiv për virusin Sars-CoV-2 dhe zhvilloi simptoma të Covid-19, duke përfshirë pneumoninë dypalëshe.
Në qershor 2016, ai ishte operuar sërish në San Raffaele, një operacion në zemër për të zëvendësuar valvulën e aortës.
Duke njoftuar nevojën për një operacion, më 9 qershor 2016, mjeku personal i Berlusconit, Alberto Zangrillo, shpjegoi se ish-kryeministri kishte me atë rast "rrezik të vdiste: ai mbërriti në spital në kushte shumë të rënda. Në vitin 2019 ai iu nënshtrua një operacioni urgjent, për dy orë, për shkak të obstruksionit të zorrëve.
Lini një Përgjigje