TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Maj 2025, 20:53

Si t’i japim fund luftërave dhe ndërtojmë një paqe të begatë?

Shkruar nga James H.Armstead

Si t’i japim fund luftërave dhe ndërtojmë një paqe

Leksionet e vyera që na mëson historia...

Tetëdhjetë vjet më parë, përfundoi në Evropë Lufta e Dytë Botërore. Me dorëzimin pa kushte të forcave të Boshtit, lufta mbaroi, Hitleri vdiq dhe armët heshtën.  Gjenerali amerikan Dwight D. Eisenhoëer, Komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën, u dërgoi një mesazh të thjeshtë qeverive aleate: Misioni i kësaj Force Aleate, u përmbush më 7 maj 1945, në orën 3 të mëngjesit sipas orës lokale”.

Me këtë deklaratë të shkurtër, morën fund operacionet luftarake në kontinentin e vjetër. Të nesërmen në Karlshorst të Berlinit, gjeneralfeldmarshalli Wilhelm Keitel, Shefi i Shtabit të ushtrisë gjermane, Wehrmacht, nënshkroi një dokument disi të redaktuar të kapitullimit.

Gati 80 milionë qenie njerëzore kishin vdekur gjatë një lufte që kishte kushtuar mbi 4 trilionë dollarë, konflikti më shkatërrues në historinë e njerëzimit. Ishte vërtet një ngjarje monumentale në historinë e njerëzimit.

Sado e vështirë që kishte qenë kryerja e asaj përpjekjeje të madhe, ajo mbetej në hije në krahasim me arritjen e një paqeje të qëndrueshme dhe efektive midis palëve ndërluftuese dhe më vonë midis ish-aleatëve. 

Por ia dolëm mbanë: “Një paqe e ashpër dhe e hidhur”, e quajti J.F.Kennedy. Nga hiri i konfliktit më shkatërrues në historinë e njerëzimit, krijuam një rend të ri botëror, bazuar tek konceptet e mbrojtjes kolektive, dhe duke krijuar gjykata ndërkombëtare për të ofruar përgjigjet juridike ndaj mosmarrëveshjeve midis shteteve, si dhe për të ndëshkuar kriminelët e luftës.

Po ashtu krijuam forume ekonomike ndërkombëtare për t’u marrë me monedhën, tregtinë dhe ndryshimet post-koloniale. Ndoshta më e rëndësishmja: krijuam Kombet e Bashkuara si një forum të përhershëm për të adresuar bashkëpunimin, për të zhvilluar konsensus, lehtësuar planifikimin dhe nxitur mirëkuptimin midis komunitetit botëror.

Edhe pse ndërveprimet tona pas vitit 1945 çuan në Luftën e Ftohtë, do të thosha se të u shmang një konflikt i fuqive të mëdha, ose të paktën u degradua në diçka që ishte më pak se sa një luftë termonukleare, skenar që do kishte sjellë shkatërrime të paimagjinueshme.

Edhe pse dallimet tona vlonin nën sipërfaqe në atë përballje të ashpër 50-vjeçare, lufta bërthamore u shmang me sukses. Kombet perëndimore janë përpjekur 2 herë të krijojnë një rend ndërkombëtar afatgjatë (dhe të qëndrueshëm) pas konflikteve të mëparshme në shkallë të gjerë.

Marrëveshjet e Vjenës (1814-1815) dhe Versajës (1919) ishin përpjekje të besueshme, edhe pse të gabuara. Që të dyja u dobësuan, dhe u penguan nga forcat në zhvillim të absolutizmit, merkantilizmit dhe nacionalizmit.

Ndërsa rritja e përhapur, megjithëse jo universale, e demokracisë liberale e përqendroi energjinë politike moderne, duhet ta pranojmë se rendi ynë i ri botëror, nga i cili sundimi i ligjit është një pasojë logjike, i pa aleatët tanë në Evropë të zhvilloheshin në një super-konfederatë të re me parlament, në deklarata të përbashkëta ligjore dhe gjykata të të drejtave të njeriut, që ndoshta mund të shërbejnë si model për rajone të tjera të botës.

Ndërsa asnjë akt mashtrimi politik nuk mund t’i zhdukë mosmarrëveshjet afatgjata, një model për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bazuar në interesin e përbashkët, zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe shpërndarjen e barabartë të burimeve, është një hap fillestar për t’iu drejtuar konflikteve të shumta tona në një rend të vërtetë të bazuar në rregulla.

Ndërsa nuk sugjeroj domosdoshmërisht një kopjim të evolucionit të Tregut të Përbashkët në Bashkimin Evropian si një model të vetëm, do të thoja se është një shembull i menjëhershëm i qytetërimit tonë njerëzor që përparon në epokën moderne.

Që nga Lufta Shtatëvjeçare, Evropa ka qenë në qendër të konfliktit botëror. Konkurrenca e perandorive koloniale, lidershipi modern në teknologji dhe industrializimi i shpejtë, e vendosën Evropën në një pozicion të pa lakmueshëm për të filluar një konflikt global.

Nga viti 1756 deri në vitin 1990, konflikti i madh dhe gjithëpërfshirës global, ka qenë fushëveprimi ekskluziv i kryeqyteteve evropiane. Prandaj, zgjidhjet efektive për problemet e vazhdueshme dhe të dëmshme të konkurrencës politike moderne mund të shqyrtohen nga një perspektivë pan-evropiane.

Historianët e së ardhmes, mund të hedhin një vështrim afatgjatë, dhe të identifikojnë fijen që lidh një regjim politik transnacional midis Vjenës-Versajës-Brukselit, që evoluon gjatë 3 shekujve si faza zhvillimore drejt epokës post-moderne të zhvillimit politik.

Po, Evropa mund të cilësohet si rajoni “përgjegjës” për elementët problematikë të rendit politik modern. Por ndoshta brenda saj, ekziston edhe bërthama e zgjidhjeve dhe e shpresës për të ardhmen.

Një grup shtetesh më të vogla, janë bashkuar me fuqi të mëdha tradicionale në një trup konfederativ, të mbështetur nga ligji, pa zgjerimin e kohërave të mëparshme apo hegjemoninë e epokave më moderne. Drita në fund të errësirës, mund të jetë një lindje dielli./Përshtati "Pamfleti" nga “Center for European Policy Analysis”

*Shënim: James Armstead, profesor në Kolegjin e Luftës Detare të SHBA-së

Lini një Përgjigje