TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Maj 2023, 14:10

“Shtrihuni, do t’ju ​​vras ​​të gjithëve”, zbardhen fjalët e autorit pak para masakrës në Serbi, dëshmitarët: Menduam se ishte shaka!

Shkruar nga Pamfleti
“Shtrihuni, do t’ju ​​vras ​​të gjithëve”,

Sipas banorëve të zonës, autori 21 vjeçar i masakrës së sotme në Serbi dje ka mbajtur mësimin fetar dhe ishte në humor të mirë. Një nga banorët e zonës ka përshkruar skenën e tmerrshme që ka ndodhur, Kurir.rs.

"Shtrihu, do t'ju vras ​​të gjithëve! tha ai në festën e Shën Gjergjit”,- u shpreh dëshmitari.

"Kur tha “do t’ju ​​vras ​​të gjithëve” djemtë menduan se ishte shaka dhe i thanë: “Eja tek ne për një birrë dhe rrimë”, por më pas ai parkoi makinën, nxori kallashnikovin dhe filloi të qëllonte,-shpjegon banori.

Ndërkohë mësohet se varrimi i viktimave në fshatin Malo Orasje, do të zhvillohet nesër në orën 14:00.

Çfarë ndodhi në Serbi?

I dyshuari për vrasje është parë në Shepshin, ku ka shtënë në drejtim të policisë, ndërsa njësitet speciale janë duke kontrolluar të gjitha objektet e dyshimta. Ai dyshohet se ka vrarë të paktën tetë persona dhe ka plagosur 13 në të shtënat që ndodhën në Mlladenoc dhe rrethinat. Uros B. dyshohet se ka shkuar në shtëpi, ka marrë një kallashnikov dhe ka qëlluar mbi njerëzit pas një debati me shokët e tij në oborrin e shkollës në qytetin e Dubonës rreth orës 23:00. Pasi ka plagosur një numër të madh personash, ai ka hipur në një makinë dhe ka nisur një vrasje të përgjakshme në zonat përreth.

 

vrasja ne serbi

Lini një Përgjigje