TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Maj 2023, 12:40

Shkoi për t'u dobësuar, 32-vjeçarja britanike ‘masakrohet’ nga kirurgu turk gjatë një operacioni plastik

Shkruar nga Pamfleti

Shkoi për t'u dobësuar, 32-vjeçarja britanike

Një grua britanike pretendon se ka humbur gjoksin e saj të djathtë dhe ka luftuar me jetën, pasi iu nënshtrua një operacioni estetik “të gabuar” në Turqi.

Sara Platt, 32 vjeç, shpenzoi 14,000 £ për të hequr dhjamin në bark, për të bërë implant gjiri dhe tre procedura të tjera, përmes një agjencie të kirurgjisë kozmetike në Antalia, në fillim të këtij viti.

Nëna e katër fëmijëve, pohon se ajo u gjymtua nga operacioni 13-orësh, që shkaktoi nekrozë dhe humbje të gjoksit të saj të djathtë dhe la një plagë të hapur dhe të infektuar në stomak.

Ajo pretendon se pas operacionit, u dërgua me nxitim në një operacion tjetër, pasi plaga i ishte infektuar.Pas kthimit në Mbretërinë e Bashkuar, ajo u dërgua me urgjencë në spital pasi plaga e saj u infektua sërish  dhe u nevojitën tetë operacione për të shpëtuar jetën e saj.

Ajo tani po mbledh fonde për të kryer një operacion, për të korrigjuar dëmin e shkaktuar në trupin e saj dhe për të paditur kirurgun turk.

Sara nga Llanharan, Uellsi jugor, thotë se tani nuk mund të shikojë trupin e saj dhe ka ankthe.

“Unë nuk jam personi që kam qenë. Isha shumë e sigurt, e fortë dhe e shoqërueshme. Tani jam e tmerruar nga gjithçka. Nuk mund të bëj dush sepse nuk mund të shikoj trupin tim. Shoh ëndrra sikur vdes nëpër spitale, e mbytur me gjak. Kam shtatë javë që nuk kam dalë jashtë. Më shqetëson gjithçka. Jeta ime është ende në rrezik derisa infeksionet të zhduken dhe plagët të mbyllen”, u shpreh Sara.

turqi 32-vjeçarja ‘masakrohet’ nga kirurgu turk operacioni plastik

Lini një Përgjigje