Ky është momenti i tmerrshëm kur një turk me thikë në dorë sulmon dy policë izraelitë në Jerusalem, para se të arrinin ta rrëzonin dhe qëllonin për vdekje,
Policia izraelite ka publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë, ku shihet sulmi me thikë që ka ndodhur në mes të ditës.
Në video shihet sulmuesi, që policia e ka identifikuar si Hasan Saklanan, 34-vjeç, i cili i afrohet nga pas policit kufitar të cilin e sulmon dhe e godet me thikë.
Disa banorë lokalë shihen duke kaluar në rrugë derisa po kryhej sulmi, por nga ky sulm njëri nga policët e lënduar rrëzohet në tokë e tjetri arrin të ngritet dhe ta qëllojë me armë.
Sipas policisë izraelit, shtetasi turk është qëlluar për vdekje pas sulmit mbi policin izraelit të cilin e ka lënduar nga sulmi me thikë.
Policia izraelite tha se “një terrorist i armatosur me thikë arriti në Jerusalem, duke sulmuar policin të cilin e theri me thikë”.
Lini një Përgjigje