TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Shtator 2025, 07:38

Shpifje e përgojime/ Padia 15 miliardë dollarë e Trump kundër New York Times

Shkruar nga Pamfleti

Shpifje e përgojime/ Padia 15 miliardë dollarë e Trump

Donald  Trump thotë se ka ngritur një padi prej 15 miliardë dollarësh kundër gazetës New York Times, duke pretenduar shpifje dhe përgojim.

Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti amerikan akuzoi gazetën për një “metodë të gënjeshtrave për Presidentin tuaj të preferuar (mua!), familjen time, biznesin, Lëvizjen Amerika e Para, MAGA-n dhe Kombin tonë në tërësi”.

Presidenti veçoi mbështetjen e New York Times për Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 dhe tha se gazeta ishte bërë një “zëdhënëse virtuale e Partisë Demokratike të Majtë Radikale”.

Padia po ngrihej në Florida, tha ai, pa dhënë detaje të mëtejshme. Reuters raportoi se një dosje gjyqësore tregonte se Trump po padit gazetën.

Ai përmendi shembuj të mëparshëm të padive të ngritura kundër ABC News dhe prezantuesit George Stephanopoulos, si dhe Paramount lidhur me intervistën e tyre në emisionin 60 Minutes me Kamala Harris. 

Të dyja çështjet u zgjidhën përkatësisht me 15 milionë dhe 16 milionë dollarë.

New York Times nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment jashtë orarit të rregullt të punës.

 

Lini një Përgjigje