TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Shtator 2025, 21:32

Protestat pro-palestineze në Spanjë, kryeministri Pedro Sanchez kërkon ndalimin e Izraelit nga aktivitetet sportive

Shkruar nga Pamfleti

Protestat pro-palestineze në Spanjë, kryeministri Pedro Sanchez

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka bërë thirrje që Izraeli të ndalohet nga aktivitetet sportive. Sanchz foli pasi aktivistët pro-palestinezë ndërprenë fazën e fundit të garës çikliste spanjolle Vuelta në Madrid.

Duke folur me anëtarët e partisë së tij socialiste, Sanchez tha se Izraeli, ashtu si Rusia, nuk duhet të lejohet të garojë në ngjarje ndërkombëtare për shkak të fushatës së saj ushtarake në Gaza.

“Organizatat sportive duhet të shqyrtojnë nëse është etike që Izraeli të vazhdojë të marrë pjesë në garat ndërkombëtare. Pse të dëbohet Rusia pas pushtimit të Ukrainës dhe të mos dëbohet Izraeli pas pushtimit të Gazës? Derisa të mbarojë barbaria, as Rusia dhe as Izraeli nuk duhet të jenë në asnjë garë ndërkombëtare", tha ai.

Lini një Përgjigje