TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Qershor 2023, 14:37

Shpërthimi i digës në Nova Kakhovka, rusët shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthimi i digës në Nova Kakhovka, rusët shpallin

Autoritetet Ruse të vendosura në Ukrainë, në rajonin e Nova Kakhovka kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi struktura e sipërme e digës u ça dhe zona u përmbyt pjesërisht.

Vendimi hyri në fuqi në orën 12 të mesditës, sipas kryetarit pro-rus të bashkisë, Vladimir Leontiev, niveli i ujit pranë Nova Kakhovka, i pushtuar nga Rusia më shumë se 15 muaj më parë, aktualisht është më shumë se 10 metra.

"Uji është ngritur dhe vazhdon të rritet. Qyteti është përmbytur, bulevardi Dnepr tashmë është nën ujë. Kjo do të thotë se uji është ngritur më shumë se 10 metra", tha kryebashkiaku rus.

Rreth 600 shtëpi shtuan shërbimet e urgjencës tashmë janë përmbytur.

Zëdhënësi i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Peter Stano e ka cilësuar ‘sulm brutal", bombardimin e digës në Kherson.

Gjatë konferencës ditore të Komisionit Evropian, Stano tha se BE e dënon këtë sulm të tmerrshëm ndaj Ukrainës, të cilin e konsidero si një sinjal për përshkallëzimin  e mëtejshëm të konfliktit.

“Bashkimi Evropian dënon fuqishëm këtë sulm të tmerrshëm dhe barbar mbi një pjesë kaq të rëndësishme të infrastrukturës me pasoja të tmerrshme humanitare dhe mjedisore. Është "një sinjal i ri përshkallëzimi, duke e çuar natyrën e tmerrshme dhe barbare të agresionit rus kundër Ukrainës në lartësi të paprecedentë". Kështu deklaroi zëdhënësi i Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së, Peter Stano , gjatë konferencës ditore të Komisionit Evropian”, u shpreh Stano.

 

shpërthimi i digës në nova kakhovka

Lini një Përgjigje