TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Shtator 2024, 16:40

Shpërthimet e biperëve dhe radiove në Liban, Borrell: Dënoj ashpër sulmin, qëllimi ishte përhapja e terrorit

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthimet e biperëve dhe radiove në Liban, Borrell: Dënoj

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian Josep Borrell, ka dënuar ashpër sulmet në Liban ndaj militantëve të Hezbollahut, ku në shënjestër kishin pajisjet e komunikimit.

Ai shprehet se kushdo që i kreu sulmet kishte për qëllim të “përhapte terror në Liban”.

“Kjo metodë e përdorur është e papranueshme, për shkak të dëmeve të mëdha dhe të pashmangshme kolaterale në mesin e civilëve, si dhe për shkak të pasojave të gjëra për tërë popullsinë, përfshirë frikën dhe terrorin dhe kolapsin e spitaleve”, tha Borrell.

37 njerëz mbetën të vrarë dhe më shumë se 3 mijë të tjerë u plagosën kur shpërthyen pejxherët dhe më pas radiot e përdorura nga anëtarët e Hezbollahut në dy valë sulmesh të martën dhe të mërkurën.

Libani dhe Hezbollahu – grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – akuzojnë Izraelin për kryerjen e sulmeve. Izraeli nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmet.

Hezbollahu është një grup i armatosur rëndë dhe i mbështetur nga Irani, e cila ka prej gati 1 viti që shkëmben zjarr me Izraelin përgjatë kufirit Liban-Izrael.

Lini një Përgjigje