TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Shtator 2024, 16:37

Shefi i Hezbollahut thyen heshtjen pas shpërthimeve vdekjeprurëse në Liban: Izraeli kaloi vijnë e kuqe, do hakmerremi!

Shkruar nga Pamfleti

Shefi i Hezbollahut thyen heshtjen pas shpërthimeve vdekjeprurëse

Kreu i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ka mbajtur fjalimin e tij të parë publik pas shpërthimeve të telekomunikacionit që vrau të paktën 37 persona dhe plagosi rreth 3,000 të tjerë në të gjithë Libanin.

Shpërthimet të martën dhe të mërkurën dukej se ishin rezultat i një operacioni disa mujor të Izraelit për të shënjestruar sa më shumë anëtarë të Hezbollahut në të njëjtën kohë. Grupi është zotuar të hakmerret kundër Izraelit dhe sulmi i paprecedentë ka ngjallur frikën e një lufte në shkallë të gjerë.

Gjatë fjalës së tij, lideri i Hezbollahut deklaroi se armiku izraelit ka vënë në shënjestër pajgerët dhe se i ka kaluar të gjitha vijat e kuqe. Ai shtoi se sulmet kanë ndodhur në spitale, farmaci, tregje dhe në mbarë vendin. Sipas tij në shënjestër ishin mbi 4 mijë pagera.

“Shpërthimet kanë ndodhur në spitale, në farmaci, spitale, në tregje, në dyqane, në shtëpi, në makina, dhe në rrugët ku shumë civilë ishin së bashku me gra dhe fëmijë. Shpërthimet vdekjeprurëse janë diçka ndryshe, rreth 4,000 pager ishin në shënjestër dhe shpërthimet kishin për qëllim për të vrarë 4,000 njerëz në një moment. Kjo është shkalla e kriminalitetit. Si mund ta quajmë këtë lloj veprimi kriminal - a është një operacion i madh? A është gjenocid? Është masakër?”, tha ai.

Nasrallah sugjeron se numri i të vrarëve dhe i të plagosurve mund të ishte më i madh sepse disa pajier nuk ishin shpërndarë dhe të tjerët nuk ishin pranë anëtarëve të Hezbollahut kur shpërthyen.

Ai shtoi se Hezbollah do të hetojë kompanitë e përfshira në prodhimin dhe shitjen e pagerëve, si dhe mënyrën se si janë shpërndarë.

Lini një Përgjigje