TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Shtator 2024, 16:02

“Nuk pati dallime me civilët”, OKB-ja dënon sulmet teknologjike në Liban: Shkelje e të drejtave të njeriut!

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk pati dallime me civilët”, OKB-ja dënon sulmet

OKB-ja ka dënuar sulmet teknologjike të ndodhura në Liban dy ditët e fundit. Zëdhënësja kryesore e  Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Ravina Shamdasani tha se shpërthimet e pager-ave dhe radiove në të gjithë Libanin shkelën qartë ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut dhe ligjin ndërkombëtar humanitar.

Duke folur për Sky News, Shamdasani shtoi se sulmi ishte krejtësisht i tmerrshëm dhe ishte pa dallim me civilët e thjeshtë.

“Shënjestrimi i njëkohshëm i mijëra individëve, pa e kuptuar qartë se ku do të ndodheshin, nga çfarë ishin të rrethuar kur u shpërthyen këto pajisje, shkel ligjin ndërkombëtar. Sulmi mund të çojë në një konflikt edhe më të gjerë. Në të vërtetë gjithçka që na duhet është de-përshkallëzimi. Ne kemi nevojë për një armëpushim në Gaza. Ne kemi nevojë që situata në Bregun Perëndimor të vihet nën kontroll. Tani çfarë ne kemi frikë se do të ndodhë përhapja rajonale për të cilën kemi paralajmëruar për një kohë të gjatë”, tha ajo,

Më tej, ajo shtoi se ka shumë dezinformata ku thueht se këto ishin sulme precize që synonin vetëm njerëz të lidhur me Hezbollah, por sipas saj, kjo nuk është e vërtetë dhe nuk justifikon shkeljet e të drejtave të njeriut.

Ka shumë dezinformata që përhapen se si këto ishin sulme të sakta dhe objektiva precize, që nënkupton se kjo është në rregull. Kjo nuk është në rregull. Kjo është një shkelje e ligjit ndërkombëtar”, përfundoi ajo.

Lini një Përgjigje