
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë municionesh mëngjesin e sotëm në provincën Balikesir të Turqisë.
Guvernatori i Balikesirit, Ismail Ustauglu bëri të ditur se sipas informacioneve të para, nga shpërthimi në fabrikën në lagjen Karesi, kanë humbur jetën 12 persona dhe 3 të tjerë janë plagosur.
Në zonë kanë mbërritur autoambulancat dhe makinat e policisë.
Balikesir ndodhet në rajonin Marmara të Turqisë. Sipas informacioneve të para nuk bëhet fjalë për sabotim apo sulm terrorist.
Balıkesir'in merkez Karesi ilçesinde mühimmat üretilen bir fabrikada yaşanan patlamada ölü ve yaralılar olduğu bildirildi. https://t.co/AqDSfZ8sZB
— İhlas Haber Ajansı (@ihacomtr) December 24, 2024
Lini një Përgjigje