
E gjithë bota po pret me padurim ardhjen e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë për të parë nëse ai mund të arrijë një marrëveshje armëpushimi me Rusinë për Ukrainën.
Ndërkohë që një ndihmës i Kremlinit, Yuri Ushakov ka deklaruar se Rusia ka marrë propozime nga vende të ndryshme për të pritur bisedimet midis Vladimir Putin dhe Donald Trump. Ai nuk pranoi të thoshte se cilat vende kishin bërë oferta.
Kujtojmë se Trump ka thënë se dëshiron t'i japë fund luftës në Ukrainë, por ende nuk ka bërë publike se si synon ta bëjë këtë. Dje, ai tha se Putin donte të mbante një takim me të "sa më shpejt të jetë e mundur".
Presidenti rus tha javën e kaluar se ishte gati të bënte kompromis për Ukrainën në bisedimet e mundshme me Trump dhe se nuk kishte kushte për fillimin e bisedimeve me autoritetet ukrainase.
Lini një Përgjigje