TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Dhjetor 2024, 14:35

Pas emigrantëve, godet sërish Trump: Kartelet e drogës në Meksikë do t’i shpallim si organizata terroriste

Shkruar nga Pamfleti
Pas emigrantëve, godet sërish Trump: Kartelet e drogës në
Donald Trump

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump paralajmëroi se do t’i shpallë kartelet e drogës në Meksikë si “organizata të huaja terroriste”.

Trump në një aktivitet në Arizona tha se ata po përgatisnin një fushatë të re për të treguar efektet negative të drogës. Duke thënë se droga shkatërron trupin e njeriut, Trump deklaroi se do të nisë një operacion deportimi kundër drogës dhe emigrantëve të parregullt në mandatin e tij të ri.

Ai argumentoi se një nga prioritetet e tij është mbyllja e kufirit për emigrantët e parregullt dhe se ai do të “ndalojë pushtimin” e SHBA-së.

“Çdo anëtar i bandës së huaj do të deportohet dhe unë menjëherë do t’i shpall kartelet si organizata të huaja terroriste. Do ta bëjmë menjëherë këtë”, theksoi Trump.

Trump ka thënë gjithashtu se është gati të takohet me Vladimir Putinin për fundin e luftës në Ukrainë.

“Një prej gjërave që dua të bëj menjëherë dhe presidenti Putin është dakord, të takohet me mua sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet t’i japim fund kësaj lufte.”, thotë Trump.

Në një takim të madh me mbështetësit në Feniks, Tramp tha se kjo luftë që ka marrë miliona jetë njerëzish e ku po përdoren armë shumë të fuqishme nuk do të kishte ndodhur, nëse do të ishte ai president, ashtu si sulmi i 7 Tetorit 2023 ndaj Izraelit.

'Edhe 7 Tetori nuk do të kishte ndodhur kurrë. Vendi ynë dhe bota do të ishin krejt ndryshe, por nuk janë dhe do të na duhet t’i bëjmë ne sërish madhështore sa më shpejt të mundemi.', tha Trump.

Më tej ai se do të rimarrë kontrollin e Kanalit të Panamasë që sipas tij po bie në duart e kinezëve.

Në rrjete sociale, Trump publikoi dhe një imazh të Kanalit ku valëvitej një flamur amerikan me mbishkrimin: “Mirë se vjen në Shtetet e Bashkuara Kanal!”.

Për këtë nuk ka munguar as reagimi nga autoritetet në Panama.

“Dëshiroj që të theksoj se çdo metër katror e Kanalit të Panamasë dhe zonës përreth i përket Panamasë dhe do të vazhdojë të jetë kështu. Sovraniteti dhe pavarësia e vendit tonë nuk është e negociuesgme. Tarifat nuk vendosen sipas qejfit. Por duke marrë në konsideratë tregjet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, koston operacionale dhe mirëmbajtjen. Kanali nuk është i kontrolluar direkt apo indirekt nga Kina, komuniteti Europian, Shtetet e Bashkuara apo ndonjë fuqi tjetër”, tha Jose Raul Mulino, President i Panamasë.

donald trump

Lini një Përgjigje