TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Dhjetor 2024, 12:48

Trump: Jam gati të takohem me Putin, lufta duhet të marrë fund menjëherë

Shkruar nga Pamfleti
Trump: Jam gati të takohem me Putin, lufta duhet të marrë fund
Donald Trump dhe Putin

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka thënë se është gati të takohet me Vladimir Putinin për fundin e luftës në Ukrainë.

“Një prej gjërave që dua të bëj menjëherë dhe presidenti Putin është dakord, të takohet me mua sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet t’i japim fund kësaj lufte”, thotë Trump.

Në një takim të madh me mbështetësit në Feniks, Tramp tha se kjo luftë që ka marrë miliona jetë njerëzish e ku po përdoren armë shumë të fuqishme nuk do të kishte ndodhur, nëse do të ishte ai president, ashtu si sulmi i 7 Tetorit 2023 ndaj Izraelit.

'Edhe 7 Tetori nuk do të kishte ndodhur kurrë. Vendi ynë dhe bota do të ishin krejt ndryshe, por nuk janë dhe do të na duhet t’i bëjmë ne sërish madhështore sa më shpejt të mundemi.', tha Trump.

Presidenti i zgjedhur premtoi luftë kundër karteleve te drogës, të cilat do të konsiderohen “organizata terroriste”, ndërsa tha se do të rimarrë kontrollin e Kanalit të Panamasë që sipas tij po bie në duart e kinezëve.'

Në fakt, Trump nuk ka miratuar ende një plan të veçantë paqeje, thonë aleatët, përfshirë edhe mënyrën se si ai do të bindte Presidentin rus Vladimir Putin dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që të ulen në të njëjtën tryezë dhe të negociojnë. Ndërsa këshilltarët kanë ofruar ide, vetëm presidenti i zgjedhur, në konsultim me ndihmësit kryesorë, do të vendosë se si të trajtojë diplomacinë e ndjeshme dhe me rrezik të lartë, kanë thënë ata.

Ashtu si në mandatin e parë të Trump, fraksione të ndryshme pritet të konkurrojnë për të ndikuar politikën e jashtme të republikanit. Aleatë më tradicionalë, si Mike Pompeo, ish-sekretari i shtetit që tani është në garë për të drejtuar Pentagonin, ka të ngjarë të shtyjnë për një zgjidhje që nuk duket të japë një fitore të madhe për Moskën. Këshilltarë të tjerë, veçanërisht Richard Grenell, mund ti japin përparësi dëshirës së Trump për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt, edhe nëse kjo do të thotë të detyrohet Kievi të bëjë lëshime të konsiderueshme.

Një ide e propozuar brenda zyrës së tranzicionit të Trump, e detajuar nga tre persona afër presidentit të zgjedhur dhe që nuk ishte raportuar më parë, përfshin që Kievi të premtojë se nuk do të bashkohet me NATO-n për të paktën 20 vjet. Në këmbim, SHBA-ja do të vazhdonte të furnizonte Ukrainën me armë për të penguar një sulm të ardhshëm rus.

Sipas këtij plani, linja e frontit do të ngrihej në vend dhe të dyja palët do të binin dakord për një zonë të çmilitarizuar prej 800 miljesh. Kush do ta patrullojë atë territor mbetet e paqartë, por një këshilltar tha se forca paqeruajtëse nuk do të përfshinte trupa amerikane, as nuk do të vinte nga një trupë ndërkombëtare e financuar nga SHBA, si Kombet e Bashkuara.

Ky propozim në disa aspekte ngjan me komentet e bëra nga Nënkryetari i zgjedhur JD Vance gjatë një interviste në shtator, kur ai sugjeroi se një marrëveshje përfundimtare midis Ukrainës dhe Rusisë mund të përfshijë një zonë të çmilitarizuar “të fortifikuar në mënyrë që rusët të mos pushtojnë përsëri nga Rusia".

Së pari, Ukraina dhe Rusia kanë ende synime shumë të ndryshme për luftën dhe dëshirë të paktë për t’i ndryshuar ato. Me trupat ruse që po përparojnë ngadalë por vazhdimisht në Ukrainë, Kremlini ka treguar pak prirje për të negociuar dhe ka treguar gatishmërinë e tij për të përshkallëzuar konfliktin me sulme hibride jashtë kufijve të tij, si operacionet e sabotimit në Evropë.

donald trump vladimir putini

Lini një Përgjigje