TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Dhjetor 2024, 07:36

Izraeli pranon për herë të parë se vrau liderin e Hamasit, kërcënon ministri i mbrojtjes: Të njëjtin fat do ketë edhe udhëheqja e Houthis

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli pranon për herë të parë se vrau liderin e Hamasit,

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit pranoi se Izraeli vrau liderin e Hamasit Ismail Haniya korrikun e kaluar në Teheran.

Në të njëjtën kohë, Israel Katz kërcënoi drejtpërdrejt udhëheqjen e rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen - të cilët po vazhdojnë të kërcënojnë me sulmet e tyre Izraelin- se do të pësojë të njëjtin fat.

"Ne do të godasim infrastrukturën strategjike të Houthis dhe do të gjymtojmë udhëheqjen e tyre, siç bëmë me Haniya, Sinwar ( aleatin e Hamasit ) dhe Nasrallah (aleatin e Hezbollahut) në Teheran, Gaza dhe Liban", tha ministri izraelit i Mbrojtjes.

Ky është pranimi i parë publik se Izraeli qëndron pas vrasjes së Haniya në kryeqytetin iranian.

Haniyeh u vra në një ndërtesë teksa po qëndronte në kryeqytetin iranian në një sulm që i atribuohet gjerësisht Izraelit.

62 vjeçari konsiderohej gjerësisht lideri i përgjithshëm i Hamasit dhe luajti një rol kyç në negociatat që synonin arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës.

Pas vrasjes së tij, Hamasi emëroi Jahya Sinwar,  një nga arkitektët kryesorë të sulmeve të 7 tetorit, si udhëheqësin e grupit.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një reagim për mediat zbuloi se është arritur përparim drejt arritjes së marrëveshjes për një armëpushim në Gaza me Hamasin, por nuk dha një afat të qartë se kur luftimet do të përfundojnë. 

Lini një Përgjigje