TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Maj 2025, 11:39

Shpërthen fabrika ushtarake në Serbi, 7 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthen fabrika ushtarake në Serbi, 7 të plagosur
Shpërthen fabrikën ushtarake në Serbi

Disa persona janë lënduar nga një shpërthim që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në repartin e kapsollave të fabrikës ushtarake “Krushik” në Valevë të Serbisë.

Sipas informacioneve jozyrtare nga Spitali i Valevës, janë lënduar shtatë persona, të cilët kanë marrë lëndime të lehta, shkruan Danas.

Shpërthimi ka ndodhur në orën 07:30, dhe për momentin nuk ka informacion se si ka ndodhur ngjarja.

Ky është edhe një incident tjetër në vargun e aksidenteve në këtë fabrikë. Incidenti i mëparshëm ndodhi më 3 gusht 2024, kur, sipas njoftimit të drejtuesve, tre persona u lënduan lehtë gjatë punës me kapsolla në repartin e minave.

 

 

shpërthen fabrikën ushtarake në serbi

Lini një Përgjigje