TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Shtator 2025, 19:50

Shpërthejnë protestat kundër Izraelit në Itali/ Përplasje mes qytetarëve dhe policisë në Torino, disa persona të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthejnë protestat kundër Izraelit në Itali/

Protestat kundër Izraelit kanë shpërthyer në Romë, Milano, Firence, Pizë, Torino, Napoli, Bari dhe Bolonja. Marshime u mbajtën gjithashtu në Ankona dhe Trieste.

Mijëra protestues kanë dalë në sheshe në mbarë Italinë për grevën e përgjithshme në mbështetje të popullsisë së Gazës, të shpallur nga sindikatat bazë.

Mediat italiane informojnë se ka pasur përplasje mes protestuesve dhe Policisë. Marshimi u bllokua nga policia në rrugën që të çon në aeroport, ndërsa oficerët e policisë larguan gazetarët "për arsye sigurie".

"Ne jemi kundër dhunës së çdo lloji, ju lutemi të hapni rrugën", thanë protestuesit me altoparlant.  

Një grup çiklistësh arritën në kryqëzimin e autostradës Torino-Caselle, në të cilën kishte pika kontrolli policor. Kur policia refuzoi që të kalonin, protestuesit u përpoqën ta shpërndanin bllokadën me forcë.  Policia qëlloi me gaz lotsjellës drejt tubuesve duke u përpjekur të shpërndajë turmën.

Shpërthejnë protestat kundër Izraelit në Itali/

Shishe dhe fishekzjarre u hodhën drejt kordonit të policisë, të cilët u përgjigjën me armë zjarri dhe me topa uji.

Rreth 70 aktivistë, përfshirë familje me fëmijë, u mblodhën në Borgaro dhe filluan marshimin drejt Caselle-s, duke paralizuar trafikun në rrugën provinciale. Protestuesit u përpoqën ta thyenin bllokadën, ndërsa policia reagoi menjëherë.

"Ka dhjetë të plagosur mes nesh”, raportuan protestuesit pasi u përpoqën të thyenin kordonin e policisë për të shkuar nga Torino në aeroportin Sandro Pertini në Caselle.

Dhjetra të lënduar po marrin trajtim mjekësor në një automjet mjekësor të organizuar posaçërisht për marshimin, ku kanë ujë, dezinfektues dhe akull. Ndërkohë, marshimi është zhvendosur disa blloqe, duke kërkuar një rrugë tjetër për në aeroport.

Ndërkohë, dy oficerë policie në detyrë në Torino, mbetën të plagosur në marshimin pro-Palestinë, i cili do të shkojë në Aeroportin Caselle të Torinos.

Shpërthejnë protestat kundër Izraelit në Itali/

Pasi u përpoqën të çanin kordonin, protestuesit kërkuan rrugë të tjera për të arritur në aeroport, duke vendosur më në fund të ktheheshin në qytet, ku u mblodhën rreth orës 6:30 të mbrëmjes në Corso Giulio Cesare dhe u drejtuan drejt qendrës së qytetit.

Marshimi arriti në Panairin e Motorëve të Torinos në Piazza Castello, në zemër të Torinos. Përgjatë rrugës, disa protestues në Corso Giulio Cesare hodhën shishe qelqi në një ballkon ku varej një flamur izraelit, por nuk e goditën atë.

Megjithatë, vetë organizatorët e ndaluan këtë akt, duke u bërë thirrje njerëzve të mos provokohen. Pasi arritën në Porta Palazzo, disa mijëra protestues të tjerë po shkojnë drejt zemrës së qytetit duke tentuar të mbërrijnë te rrjetat e sigurisë së aeroportit./ Përshtati "Pamfleti" nga "Corriere".

Lini një Përgjigje