TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Qershor 2025, 17:17

Shkëlqimi dhe rënia e njeriut që “frymëzoi” Donald Trump!

Shkruar nga Pamfleti

Shkëlqimi dhe rënia e njeriut që “frymëzoi”

Njeriu më i fuqishëm në botë po e përdor zyrën e tij për të ndëshkuar organizatat gazetareske që nuk i ndjekin urdhrat e tij ose që raportojnë në mënyrë kritike mbi politikat e tij.

Aktivistët dhe gazetarët e opozitës shpjegojnë pse Orbanizimi i SHBA-së mund të dështojë dhe si një ish-aleat mund t'i japë fund mbretërimit 15-vjeçar të kryeministrit hungarez.

Trump dhe ata përreth tij e kanë cilësuar prej kohësh Hungarinë e Orbánit, duke e përshkruar si një lloj "Disneyland-i konservator të krishterë". Nderimi i aleancës së saj të populizmit dhe krishterimit ka vazhduar, edhe pse vendi bie në renditjen e lirisë së shtypit, përballet me akuza se nuk është më një demokraci e plotë dhe bëhet vendi më i korruptuar në BE.

Siç e tha dikur Kevin Roberts, kreu i organizatës kërkimore Heritage Foundation që prodhoi Projektin 2025, një plan i ekstremit të djathtë për mandatin e dytë të Trump se: “Hungaria moderne nuk është vetëm një model për shtetbërjen konservatore”.

Orbán, kryeministri i cili dikur e përshkroi Hungarinë si një "pjatë Petri për joliberalizëm", është lavdëruar nga ish-këshilltari i Trump, Steve Bannon, si "Trump para Trump". Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, dikur e karakterizoi spastrimin e studimeve gjinore në akademi nga Orbán si një model që duhet ndjekur.
Presidenti i SHBA-së vitin e kaluar e quajti atë një “udhëheqës shumë të shkëlqyer, një njeri shumë të fortë”. Ai thkesoi se “siaa njerëz nuk e pëlqejnë sepse është shumë i fortë. Është mirë të kesh një njeri të fortë që drejton vendin tënd”.

Që kur Trump filloi mandatin e tij të dytë në janar, adhurimi duket se është shndërruar në imitim me një ritëm të shtuar. Trump, ashtu si Orbán para tij, ka shfrytëzuar pushtetet shtetërore për të ndjekur rivalët, ka përqafuar retorikën e errët për të demonizuar kundërshtarët politikë dhe për të pastruar "zgjimin" nga institucionet, në atë që analistët e përshkruan si Orbánizimi i Amerikës.

Për grupet e të drejtave të njeriut, gazetarët dhe aktivistët në Hungari, të cilët prej kohësh kanë luftuar kundër erozionit të vazhdueshëm të të drejtave nga ndoshta udhëheqësi populist më i suksesshëm në botën moderne, ky paralelizim është i çuditshëm.

Gjatë 15 viteve të fundit, ata kanë sfiduar një manual që tani është bërë global, duke i shndërruar në një burim të vetëm se si amerikanët - dhe të tjerët në mbarë botën - mund të luftojnë përballë regresit demokratik.
András Kádár i Komitetit Hungarez të Helsinkit, një OJQ me seli në Budapest, tha se pjesa më e madhe e asaj që po bën Orbán është që po ndjek gjurmët e Rexhep Tajip Erdogan të Turqisë ose Vladimir Putin të Rusisë.

Gjatë sundimit 15-vjeçar të Orbán-it, ka pak gjëra që qeveria e tij nuk i ka trajtuar. Pasi shënjestroi gjyqtarët dhe ripërcaktoi politikën zgjedhore për ta bërë më të vështirë rrëzimin e partisë së tij, universitetet u pastruan nga kurset e studimeve gjinore dhe institucionet publike u vunë nën kontrollin e besnikëve të Orbán-it.

Kritikët e tij e kanë akuzuar për përdorimin e tenderëve shtetërorë për të mbushur xhepat e besnikëve dhe për shfrytëzimin e subvencioneve shtetërore, për të shpërblyer mediat pro-qeveritare dhe për të lënë mediat kritike në baltë. Disa nga mediat më pak të financuara, u blenë më vonë nga sipërmarrës besnikë ndaj Orbán dhe u transformuan në zëdhënës të qeverisë, me partinë e tij Fidesz dhe besnikët e saj që tani vlerësohet se kontrollojnë 80% të medias së vendit.

“I gjithë ky proces ka ndodhur pas kësaj perdeje tymi të propagandës së urrejtjes, me objektiva të ndryshëm”, tha Kádár, duke treguar shënjestrimin e Orbán ndaj Brukselit dhe BE-së, si dhe emigrantëve.

Kur bëhet fjalë për SHBA-në, shumë në Budapest theksuan ndryshimet në mënyrën se si po zhvilloheshin gjërat. Transformimi i Hungarisë, sado gradual, ka qenë mbresëlënës. Në fillim të shekullit të 21-të, vendi ishte një lider rajonal kur bëhej fjalë për cilësinë e institucioneve demokratike dhe pavarësinë e tyre. Tani është vendi me performancën më të dobët demokratike në rajon.

“Është në të gjithë vendin, në çdo tabelë reklamash, spote radiofonike, në televizion. Qeveria ka një ide se kush është një hungarez i mirëfilltë dhe kush jo. Dhe në 15 vitet e fundit, kjo pamje është ngushtuar gjithnjë e më shumë. Tani për tani, je një hungarez i mirëfilltë nëse ke dy fëmijë, je i bardhë dhe i krishterë dhe ke një punë dhe jeton në një martesë të lumtur. Kjo është e vetmja mënyrë për të qenë një hungarez i mirë”, tha Ádám András Kanicsár.

Këtë vit, Orbán dhe mbështetësit e tij ndaluan të gjitha aktivitetet publike të LGBTQ+. Kanicsár tha se komuniteti kishte qenë prej kohësh shumë pasiv në mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Amendamenti më i fundit i qeverisë sanksionoi gjithashtu njohjen vetëm të dy gjinive në kushtetutën e Hungarisë, duke fshirë identitetet e njerëzve si Lilla Hübsch.

“Në thelb, ekzistenca ime tani është jokushtetuese, gjë që është paksa e çmendur”, tha aktivistja transgjinore.
Për Kanicsár-in, kjo ishte një kujtesë se sa shumë njerëz në Hungari – dhe në mbarë botën – kishin supozuar prej kohësh se progresi ishte i pashmangshëm.

Orban po përballet me zgjedhjet e planifikuara për pranverën e vitit 2026, një sfidë e paprecedentë nga një ish-anëtar i elitës së partisë Fidesz, Péter Magyar. Disa sondazhe të kohëve të fundit tregojnë se, nëse ky trend vazhdon, Orbán mund të humbasë kontrollin e tij mbi pushtetin.

Këtë vit, kryeministri tha se do të eliminonte të gjithë “ushtrinë në hije” të politikanëve, gjyqtarëve, gazetarëve, pseudo-OJQ-ve dhe aktivistëve politikë të financuar nga jashtë, duke sugjeruar se ai mund të shkonte më tej sesa taktikat e përdorura më parë, të tilla si fushatat e shpifjes, auditimet e pamëshirshme dhe kërcënimet fizike nga mbështetësit e Fidesz.

Partia e Orbán-it propozoi legjislacionin që do t'u jepte autoriteteve kompetenca të gjera për të “vrarë” OJQ-të dhe median e pavarur që i sheh si një kërcënim për sovranitetin kombëtar.

Sipas tha Transparency International, projektligji shënoi një "pikë kthese të errët" për Hungarinë. "Ai është hartuar për të shtypur ata që dalin kundër, për t’i mbyllur gojën shoqërinë civile dhe për të çmontuar shtyllat e demokracisë.

Komiteti Hungarez i Helsinkit lëshoi një paralajmërim të ngjashëm. “Nëse ky projektligj miratohet, ai jo vetëm që do të margjinalizojë zërat e pavarur të Hungarisë, por do t’i shuajë ato”, tha bashkëkryetarja Márta Pardavi.
Situata në Hungari u bë më e ndërlikuar nga rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Qeveria amerikane ishte një forcë moderuese ndaj autoritarëve pothuajse kudo, por sigurisht në Evropën Qendrore. Shtëpia e re e Bardhë, sigurisht, jo vetëm që nuk është e interesuar të jetë e tillë, por po largohet edhe nga marrëdhënia transatlantike ose multilateralizmi në përgjithësi.

Shërbimet publike kanë performancë të dobët, siç janë kujdesi shëndetësor dhe shkollat, me nivelet në rritje të korrupsionit në vend. Tani njerëzit fillojnë të kuptojnë se mungesa serioze e fondeve për këto dy shërbime është disi e lidhur me faktin se qeveria po shpenzon paratë e taksapaguesve për pasurimin e disa sipërmarrësve të biznesit që kanë lidhje të mira me qeverinë.

Ndërsa Orbán dhe partia e tij më hërët ishin në gjendje të shmangnin kritikat duke treguar ekonominë e fortë të vendit, ky nuk ishte më rasti, duke ngritur pyetje se si e mbajnë ata pushtetin.

Vitet e fundit ka pasur shumë paralajmërime rreth erozionit të demokracisë nga qeveria hungareze. Në vitin 2018, ajo u akuzua se po përpiqej të “ndalonte demokracinë” pasi miratoi një ligj që kriminalizonte avokatët dhe aktivistët që ndihmojnë azilkërkuesit.

Katër vite më vonë, anëtarët e parlamentit evropian mbështetën një raport që tregonte pse Hungaria nuk mund të konsiderohej më një demokraci e plotë. Edhe pse Hungaria mund të shërbejë si një lloj modeli për SHBA-në, shumë në Budapest ngritën dyshimet nëse i njëjti ndikim ishte i mundur përtej Atlantikut.

“Ekonomia e Hungarisë mbështetet shumë në forcat e jashtme; nuk është një superfuqi globale. Është e lehtë të centralizosh këtu sepse nuk ka shumë gjëra për të centralizuar”, tha Erdélyi i Qendrës për Media të Qëndrueshme.

I njëjti mendim u mbështet edhe nga Zoltán Ádám, një bashkëpunëtor i lartë kërkimor në Qendrën për Shkencat Sociale.

“Pasi të ndërtosh një shumicë prej dy të tretash në parlament, në thelb po sundon botën në këtë vend. Pra, mund të vendosësh një monarki ose ta bësh xhaxhain e Viktor Orbán kampion të çfarëdo gare sportive – po bëj shaka, por është vetëm gjysmë shakaje”, u shpreh ai.

Kjo shumicë i lejon Orbán-it dhe mbështetësve të tij të rishkruajnë ligjet e vendit sipas dëshirës për t'i shërbyer qëllimeve të tyre politike.

"Ky është një vend plotësisht i kontrolluar në një masë të madhe. Ky nuk është totalitar në kuptimin e shekullit të 20-të, ky nuk është një sistem bolshevik apo fashist, por të gjithë aktorët kryesorë institucionalë në vend kontrollohen në të vërtetë nga qeveria”, tha Ádám.

Të tjerë vunë në dyshim se si Hungaria ishte parë si një model për SHBA-në. “Është qesharake sepse ky është një narrativë që u ndërtua nga rrethet e Viktor Orbán”, tha një ish-politikan i Fidesz i cili u largua nga partia dekada më parë pasi u zhgënjye nga lidershipi i Orbán.

“Është një histori që iu shit amerikanëve”, tha ish-politikani, i cili kërkoi të mos identifikohej. “Ata e shitën në një mënyrë shumë të zgjuar sepse përdorën terma amerikanë që nuk kanë shumë kuptim në Hungari”, shtoi ai.

Për 15 vjet Orbánin donte të kishte kontrollin e tij mbi pushtetin. Sa më shumë të zgjaste kjo, aq më i madh do të ishte motivimi i Orbánit për t'u kapur pas pushtetit me çdo kusht.

Zyrtarët hungarezë i kishin kërkuar Parlamentit Europian, për herë të tretë, të hiqte imunitetin e Magyarit si eurodeputet. Magyari e përshkroi këtë si një përpjekje të Orbán-it dhe partisë së tij për të ngritur akuza të rreme kundër tij dhe për ta bllokuar atë nga kandidimi në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Qeveria hungareze u kontaktua për koment për këtë artikull, por një përfaqësues përmendi kufizime kohore dhe refuzoi të takohej. Më pas, u shfaq mundësia e të folurit me dikë nga një institut i lidhur me qeverinë, përpara se “The Guardian” të informohej se ata nuk do të kishin kohë të flisnin as personalisht dhe as në telefon. Se sa shumë pikëpamjet e Orbán-it dhe partisë së tij përputhen me ato të homologëve të tij në SHBA mbetet çështje e hapur për debat. Orbán kishte ushqyer prej kohësh një imazh të vetes si një mbështetës i fortë i vlerave konservatore, duke e përdorur si një mburojë për të lehtësuar aksesin e tij në administratën amerikane, tha gazetari investigativ Szabolcs Panyi.

Javët e fundit, analistët kanë paralajmëruar se lidhjet e Orbán-it me Trump-in mund të fillojnë të punojnë kundër tij nëse tarifat e presidentit amerikan dëmtojnë ekonominë e vendit. Nëse pushteti i Orbánit do të dobësohej nga Trump, kjo do të ishte një ironi e jashtëzakonshme, tha Panyi.

“Mund të jetë tragjedia e Orbán-it. në kohën kur të gjitha yjet të rreshtohen kur bëhet fjalë për politikën e jashtme, në kohën kur ai të arrijë atë nivel ku mund të pretendojë me të drejtë se shokët e tij janë në ngritje dhe ka një valë të ekstremit të djathtë dhe ai e ka udhëhequr atë, të paktën ideologjikisht, në atë kohë mbështetja e tij e brendshme të jetë duke u shkatërruar”, përfundoi gazetari.

Çfarë loje po luhet?

Njeriu më i fuqishëm në botë po e përdor zyrën e tij për të ndëshkuar organizatat gazetareske që nuk i ndjekin urdhrat e tij ose që raportojnë në mënyrë kritike mbi politikat e tij. Veprimet e Donald Trump kundër shtypit përfshijnë ndalime, padi dhe përzgjedhjen e vetë grupit të gazetarëve. Por kërcënimi global kundër shtypit është më i madh se vetëm Trump.

Forcat ekonomike dhe autoritare në të gjithë globin po sfidojnë aftësinë e gazetarëve për të raportuar. Një shtyp i pavarur, një shtyp që ata në pushtet nuk mund ta rrëzojnë lehtë, është thelbësor për demokracinë. Figura të tilla si Trump dhe Viktor Orbán i Hungarisë duan ta shtypin atë përmes përjashtimit dhe ndikimit./ Përshtati "Pamfleti" nga "The Guardian".

Lini një Përgjigje