
Presidenti Trump ka deklaruar se Ukrainë edhe mund ta harrojë anëtarësimin në NATO, ndërsa akuzoi aleancën se mund të jetë ajo shkaku i Luftës në Ukrainë.
“NATO-n, mund edhe ta harroni, kjo ishte ndoshta arsyeja pse filloi lufta”, u shpreh presidenti amerikan për pushtimin rus të Ukrainës.
Gjatë takimit ku mblodhi kabinetin e tij pas zgjedhjes si presidenti, i pyetur se si është të negociosh me Vladimir Putin, Trump u shpreh se presidenti rus është një person shumë i zgjuar, por edhe shumë dinak.
Ai shtoi se Putini nuk kishte ndërmend të bënte paqe nëse nuk do të zgjidhej Trump president i SHBA.
“Unë jam marrë me disa njerëz vërtet të këqij, por ai nuk kishte ndërmend ta zgjidhte këtë luftë. Unë mendoj se ai donte negociata kur u zgjodha unë, ne folëm dhe mendoj se do të kemi një marrëveshje”, deklaroi Trump.
Lini një Përgjigje